• Kontakt
Thursday, July 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në pranga i kërkuari nga Italia, ishte në arrati prej tri vitesh. Si u arratis nga komisariati

16:40 : 03/12/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia që prej vitit 2015, është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, me qëllim ekstradimi.

Bledar Zefi, nga Fushë-Arrëzi, ishte arrestuar edhe njëherë për të njëjtin qëllim nga shërbimet e Policisë së kryeqytetit, por arriti të arratisej nga Komisariati pak orë pasi ishte prangosur. Herën e parë, Zefi u arrestua më 2 tetor të vitit 2015, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga Gjykata e Xhenovas në Itali më 10 vjet burg për grabitje me armë e pjesëmarrje në banda kriminale.

I arrestuari Bledar Zefi ishte dënuar në mungesë nga drejtësia italiane, më 26 qershor të po të njëjtit vit. I riu nuk ndodhej në Shqipëri deri në orët e para të mëngjesit të ditës kur u arrestua 3 vjet më parë. Ai u arrestua në Laprakë, kur po shkonte në shtëpinë e tij dhe kishte vetëm pak orë që ishte kthyer nga Italia. Pasi u prangos, ai u shoqërua në një nga dhomat e shoqërimit të Komisariatit Nr.3 dhe ishte në pritje të komunikimit të arrestit ndaj tij, kur ndodhi arratisja. Që nga ajo ditë, për afro 3 vite radhazi, Zefi ka jetuar në arrati, duke u strehuar te të afërm e miq të ndryshëm në Shqipëri.

bledar-zefi1-647x365

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Bledar Zefi, 29 vjeç, banues ne Tiranë. Gjykata e Xhenovas/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale ‘Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal’ parashikuar nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal italian. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë”, tha dje zyrtarisht Policia.

ARRATISJA

Shërbimet e Komisariatit Nr.3 e kishin arrestuar edhe njëherë Bledar Zefin më 2 nëntor të vitit 2015, në orët e para të mëngjesit, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga Gjykata e Xhenovas në Itali me 10 vjet burg për grabitje me armë e pjesëmarrje në banda kriminale. Pasi u prangos, ai u shoqërua në një nga dhomat e shoqërimit të Komisariatit Nr.3 dhe ishte në pritje të komunikimit të arrestit ndaj tij. Rreth orës 10:00 të mëngjesit të datës 3 nëntor 2015, Zefi u kërkoi efektivëve të Policisë që ta lejonin të shkonte në tualet. Ai u shoqërua deri aty nga dy punonjës, ndërsa efektivja Arsela Hajdinaj po priste disa hapa me tej, në katin e parë të rajonit.

Pasi ka dalë nga tualeti, 26-vjeçari që nuk mbante pranga në duar, ka shtyrë dy efektivët që e prisnin pas derës, më pas ka goditur me grusht efektiven femër, duke dalë me vrap në oborrin e Komisariatit dhe ka kapërcyer kangjellat duke u arratisur. Nga dëshmitë e grumbulluara nga Policia mësohet se pasi ka kapërcyer murin rrethues, i dyshuari ka lëvizur me vrap përgjatë rrugës “Mine Peza” duke u fshehur mes pallateve, më pas është “zhdukur”. Menjëherë pas ngjarjes në Komisariatin ku arratisjet nuk ndodhin për herë të parë, kanë shkuar oficerë të SHÇBA-së dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë që nisën hetimet për ngjarjen.

Pas arratisjes u arrestua bashkëpunëtori i Zefit

Një ditë pasi Bledar Zefi ishte arratisur nga Komisariati, Policia e Tiranës arrestoi një tjetër person të shpallur në kërkim nga Italia, për të njëjtën akuzë si 29-vjeçari, madje si bashkëpunëtor i tij. I arrestuari ishte Mir Kotarja, i njohur me emrin e ndryshuar, Dashnor, në atë kohë 34 vjeç, banues në Tiranë. Ndryshe nga shoku i tij Bledar Zefi, Kotarja nuk e pati “fatin” që t’ia mbathte nga Komisariati pak orë pas arrestimit. Policia tha zyrtarisht se ishte arrestuar Mir Kotarja, i dënuar nga Gjykata e Xhenovës për veprën penale “vjedhje me armë”.

“Më datë 4 nëntor 2015, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt shtetit të Italisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Mir (Dashnor) Kotarja, 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Tiranë, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake të Xhenovas ka lëshuar urdhrin e arrestit datë 10 korrik 2015, për veprën penale ‘vjedhje me armë’, parashikuar nga legjislacioni penal italian”, tha Policia në njoftimin zyrtar.

Ndërsa burimet zyrtare saktësuan se ky person ka qenë bashkëpunëtor në Itali me shtetasin Bledar Zefi, i cili u arratis më 3 nëntor 2015 nga mjediset e Komisariatit Nr.3. Të dy kanë qenë pjesë e një grupi kriminal në Itali dhe dyshohet se kanë bashkëpunuar edhe në rastin e grabitjes me armë atje, për të cilën janë dënuar me 10 vjet burg secili.

Arratisja në 2015, SHÇBA prangosi policen që u godit dhe kolegun e saj

Arratisja e Bledar Zefit më 3 nëntor 2015 nga Komisariati Nr.3 i Policisë së Tiranës, vetëm pak orë pasi ishte shoqëruar aty, u kushtoi prangat dy punonjësve të Policisë. Pa pranga në duar, për arsye se kishte kërkuar leje për të shkuar në tualet, i arrestuari kishte arritur të shmangte tre punonjës Policie, dy duke i shtyrë dhe një punonjëse femër duke e qëlluar me grusht e më pas kishte fituar sërish lirinë.

Ai ishte arrestuar për të njëjtën arsye si dje, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 10 vjet burg për grabitje e pjesëmarrje në banda kriminale. Arratisja e tij bëri që të arrestoheshin dy punonjës të Komisariatit Nr.3 të Policisë, madje edhe ajo që u godit me grusht nga i arrestuari, teksa po largohej me vrap nga Komisariati. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat ka bërë arrestimin e punonjësve të Policisë, Arsela H., me detyrë trupë shërbimi patrulle dhe Bajram E., me detyrë ndihmësspecialist dhe përgjegjës i dhomave të sigurisë.

Akuza e ngritur ndaj tyre në përfundim të hetimeve ishte ajo e shpërdorimit të detyrës. Nga ana tjetër, forca të shumta Policie nisën një aksion në terren për riarrestimin e të arratisurit, duke ngritur pika kontrolli dhe duke ushtruar disa verifikime në banesa të ndryshme dhe vende ku ai mund të strehohet. Megjithatë, deri dje në orët e para të mëngjesit, më shumë se 3 vjet nga arratisja e tij, Policia ende nuk kishte rënë në gjurmët e tij.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

22:58 : 23/07/2025
BOTA

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

22:58 : 23/07/2025
AKTUALITET

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025
SPORT

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

22:47 : 23/07/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025
BOTA

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025
Para

Horoskopi për 3-10 dhjetor dhe hëna e re në shigjetar (Efektet te çdo shenjë)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

22:58 : 23/07/2025

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

22:58 : 23/07/2025

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

22:47 : 23/07/2025

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht

22:32 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com