Vërshëllimat e tifozëve romanë në “Olimpico” ishin të drejtuara jo vetëm për “ish”-in Spaleti, por (me të drejtë) edhe arbitrin e sfidës, Xhanluka Roki.
Përpara penalltisë që shndërrohet në gol nga Kolarov në minutën e 73-të, e akorduar jo drejtpërdrejtë nga kryesori pas prekjes me dorë të Brozoviç, por me ndërhyrjen e VAR-it, ka një tjetër episod: Zaniolo në të 36-ën pengohet në zonë nga mbrojtësi zikaltër D’Ambrozio, por për Rokin (dhe video-asistentët) nuk ka kontakt, kur në fakt ishte i dukshëm.