Një plagosje me thikë ka ndodhur në Shkodër pasditen e sotme, pranë shkollës pyjore.
Mësohet se një person është qëlluar disa herë me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet, dinamika e ngjarjes, e as identiteti i të lënduarit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes.