• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Kaosi me drejtësinë, Mediu: Shqipëria më keq se India, jetojmë në Republikë Bananesh

13:52 : 02/12/2018
në POLITIKE

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e cilëson të paprecedentë gjendjen në të cilën është futur sistemi i drejtësisë. Duke folur në Asamblenë e PR-së, Mediu iu referua situatës me gjykatën e Lartë, kur tha se Shqipëria është më keq se India që ka 1.3 miliardë banorë.

Fatmir Mediu: Ka më shumë se një vit që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese si asnjë vend tjetër europian dhe gjithë pushtetin e kësaj gjykate në një grusht të mirëfilltë shteti e ka ozurpuar mazhoranca dhe kryeministri, nuk ka asnjë filtër për kushtetutshmërinë e legjislacionit në Shqipëri.

Kemi më shumë se një vit pa Gjykatë të Lartë dhe sot ka rreth 30 mijë çështje të pashqyrtuara duke cënuar hapur të drejtat e qytetarëve. Mbi 10 mijë çështje janë shtuar që nga miratimi i reformës në drejtësi.

Po bëj një krahasim, India me rreth 1.3 miliard banorë, me 19 anëtarë në Gjykatën e Lartë ka 50 mijë çështje të pashqyrtuara. Dhe kjo sipas BBC, përbën një alarm dhe ishte rast i paprecedent.

Shqipëria me më pak se 3 milion banorë, me 17 anëtarë të Gjykatës së Lartë ka 30 mijë dhe së shpejti mund të shkojnë në 50 mijë çështje të pashqyrtuara, më keq se India.

Lexo edhe:

Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale

VIDEO-LIVE/ Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë në bord pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë

Për Mediun, situata aktuale në Shqipëri është alarmante. Sipas tij kimi i organizuar ka kapur shtetin, dhe po detyron të rinjtë të braktisin vendin.

Fatmir Mediu: Shqipëria dhe kombi shqiptar janë në udhëkryq dhe zhvillime kritike të cilat janë krijuar për shkak të një politike të një qeverie që ka zënë për fyti të ardhmen tonë europiane.

Atëherë kur Europa tregon problemet që kemi, të cilat në realitet janë shumë të rënda se ato që thuhen, për kryeministrin Europa nuk na kupton, na paragjykon.

Sipas tij, ata nuk janë të aftë të shohin “shkëlqimin” ekonomiko-social-ligjor, mirëqënien ekonomike dhe sociale, barazinë para ligjit, respektimin e pronës, respektimin e lirisë, të drejtat dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve, respektimin e Kushtetutës dhe institucioneve, luftën kundër korrupsionit, krimit, trafikut të drogës.

“Kjo sjellje është më shumë se qesharake, por më keq se kaq, uroj ta kem gabim, ajo fsheh qëllime të tjera, por dhe shpreh qëllimin e rrymave anti-europiane në Shqipëri dhe rajon, orientimet e aleancave të reja orientaliste të lidhura me rikthimin e pushteteve okulte që unifikojnë shtetin me fenë dhe krijojnë pushtete të pakontrolluara në duar të individëve të caktuar, duke shtuar korrupsionin dhe krimin, ekonomi jo të kontrolluara, qeverisje jokushtetuese, por qeverisje të njerëzve të fuqishëm, të fortë, autoritare dhe oligarkike.

Ky është një realitet dhe një ëndërr në vazhdim i shumë drejtuesve në Ballkanin Perëndimor, vezirë të vegjël që i kanë kthyer vendet e tyre në sulltanate. Shqipëria nga DASH, BE, Europol apo institucione të tjera ndërkombëtare konsiderohet si vend me lidhje dhe nën kontrollin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Mediu foli dhe për protestat e banorëve të Unazës së Re. Duke e konsideruar të drejtë protestën e tyre, ai apeloi kryeministrin Rama dhe qeverinë që të kompensojnë qytetarët me vlerën e tregut dhe t’i trajtojë sipas ligjit e jo t’i quajë shpellarë.

“Sot nuk jemi më Republikë Kushtetuese por Republikë Bananesh. Rama ju premtoi legalizimin e çdo objekti të ndërtuar në zonat informale, nuk ka gjë më të ulët për një kryeministër ti quajë qytetarët e vet shpellarë.

Një qeveri që përbuz qytetarët e vet duhet përbuzur. Kjo qeveri ka 25 vjet që i takson këto ndërtesa. Qeveria duhet të shpronësojë banorët me vlerën e tregut. Ekonomia po shkon drejt kolapsit duke krijuar një ekonomi të re. Kanabizimi i Shqipërisë kriminalizoi një pjesë të rinisë shqiptare. Shqipëria sot është vend i prodhimit dhe trafikimit të dograve të forta. Kjo është qeveria më antishqiptare dhe më antievropiane në periudhën e tranzicionin.

Deklarata e Ramës se nëse BE nuk pranon Shqipërinë dhe Ballkanin atëherë do të radikalizohet islamizmi, Rama duhet të dijë se ne jemi populli më mysliman në Ballkan“.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale

11:44 : 12/06/2025
BOTA

VIDEO-LIVE/ Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë në bord pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë

11:35 : 12/06/2025
AKTUALITET

Rrezikoi të mbytej në Shëngjin, shpëtohet shqiptarja nga Kosova

11:30 : 12/06/2025
AKTUALITET

Vinin baste nga telefoni, e pësojnë dy persona në Lushnje

11:27 : 12/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani

11:21 : 12/06/2025
BOTA

“Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë”

11:19 : 12/06/2025
Para

"Euro 2020", Panuçi entuziast: Luajmë për kualifikim, Franca favorite kryesore

TË GJITHA

Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale

11:44 : 12/06/2025

VIDEO-LIVE/ Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë në bord pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë

11:35 : 12/06/2025

Rrezikoi të mbytej në Shëngjin, shpëtohet shqiptarja nga Kosova

11:30 : 12/06/2025

Vinin baste nga telefoni, e pësojnë dy persona në Lushnje

11:27 : 12/06/2025

EMRI/ I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani

11:21 : 12/06/2025

“Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë”

11:19 : 12/06/2025

Beleri: Manipulimi i votës së emigrantëve në Greqi, me skemë të organizuar nga administrata

11:13 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com