• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dita botërore kundër AIDS, 1400 vetë jetojnë në Shqipëri me virusin HIV

16:52 : 01/12/2018
në AKTUALITET, SHENDETI

1 dhjetori është Dita Botërore kundër sidës. Hera 30-të që bota kujton ata që kanë humbur jetën nga sëmundja dhe vendos objektivat e luftës kundër saj. Po ku qëndron Shqipëria e Kosova në luftën kundër AIDS?

1400 vetë jetojnë në Shqipëri me virusin HIV, pjesa më e madhe e të prekurve në Shqipëri janë burra heteroseksualë.

“Kjo është një ditë për të kujtuar të gjithë ata që kanë humbur jetën nga AIDS. Sepse nuk kanë pasur mundësi të marrin shërbimet tona,” thotë Michel Sidibé, drejtor i Agjencisë së OKB për Luftën kundër Sidës, UNAIDS.

35 milionë vetë kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. 940 mijë vetëm vitin e kaluar. “Kontrolli për të parë nëse je i prekur apo jo nga sëmundja është shumë i rëndësishëm. Sepse kur e mëson që je i prekur mund të marrësh trajtimin e duhur,” thotë Sidibé në Ditën Botërore të AIDS. E cila zhvillohet këtë vit nën moton “Dija të jep fuqi”.

Në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes të AIDS bota ka bërë përparime të mëdha. Megjithatë kjo epidemi vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdha të shëndetit publik në botë. Bota ka pasur vitin e kaluar 37 milionë vetë që jetojnë me sëmundjen HIV. Shpërndarja e infeksionit nuk ka rënë sa duhet dhe vitin e kaluar 1,8 milionë raste të reja i janë shtuar numrit të të prekurve. Disa rajone janë mbrapa me luftimin dhe burimet financiare mungojnë.

Më të prekurit vuajnë nga paragjykimet

Paragjykimet dhe diskriminimi vazhdojnë të pengojnë njerëzit, sidomos popullsinë e prekur më shumë, burrat gay, punonjësit e seksit, transseksualët, njerëzit që marrin drogë me injeksione, të burgosurit, migrantët dhe vajzat e reja e adoleshente. Një në katër vetë që jeton me sëmundjen e HIV, 9,5 milionë vetë, nuk e dinë që kanë virusin, duke vënë në rrezik marrjen e vendimeve për parandalimin, trajtimin dhe shërbime të tjera kujdesi shëndetësor.

Lexo edhe:

Piramidat online/ Zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Nuk detyruam askënd të investojë…

Itali/ 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 83-vjeçaren. E moshuara vdes në vend, ai mbijeton

Për të penguar shpërndarjen virusi duhet mbajtur nën kontroll me terapi që ndalon rikthimin dhe për kërë njerëzit që jetojnë me HIV duhet të bëjnë kontrollin e virusit çdo 12 muaj. Ky kontroll tregon që trajtimi funksionon. Në rajone të ndryshme të botës bërja e kontrollit është me mundësi të ndryshme, diku është shumë e lehtë, diku ekziston vetëm një pajisje në gjithë vendin.

“Ka ende kohë për të bërë testin e HIV, për t’i dhënë mundësi gjithnjë e më shumë njerëzve të trajtohen, të rrisin burimet për të parandaluar infektimet e reja, dhe për t’i dhënë fund paragjykimeve. Në këtë moment kritik ne duhet të marrim kthesën e duhur”, bën thirrje Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres, në përvjetorin e 30-të të Ditës Botërore të AIDS.

Gjendja në Kosovë e Shqipëri

Kosova ka përhapje të ulët të virusit HIV si në përgjithësi në popullsi ashtu edhe në grupet e popullsisë që preken më shumë. Investimet në luftën kundër AIDS, Kosova i ka përqëndruar në parandalimin e sëmundjes. Për Kosovën informacionet i gjen në Global Fund, një instrument me qendër në Gjenevë, i krijuar në 2002. Programet e shëndetit publik në Kosovë, luftojnë për të drejtat e njeriut, sepse kanë pengesa në arritjen tek pjesë të ndryshme të popullsisë si të burgosurit, minoritetet dhe grupet e tjera të rrezikuara.

Për Shqipërinë të dhënat gjenden në raportin e UNAIDS, të publikuar javën e kaluar. 66 përqind e njerëzve të infektuar me HIV në Shqipëri e dinë që janë të infektuar. 42 përqind e të prekurve marrin trajtim mjekësor. 14 përqind e të sëmurëve kanë virus ngjitës. 1400 vetë jetojnë në Shqipëri me virusin HIV, 100 raste të reja infeksoni ka pasur në vitin 2017, më pak se sa 150 në vitin 2016. Pjesa më e madhe e të prekurve në Shqipëri janë burra heteroseksualë.

Numri i njerëzve që kanë humbur jetën prej sëmundjes ka rënë nga 23 më 2016 në 15 në vitin 2017. Shqipëria vazhdon të ketë probleme në mbulimin e trajtimit mjekësor të të prekurve, këtë e tregojnë edhe shifrat. Vetëm 42 përqind e të sëmurëve me virusin HIV në të gjitha moshat kanë marrë trajtim mjekësor në vitin 2017. Një numër i vogël klinikash shëndetësore në Shqipëri ofrojnë kontroll për sëmundjen HIV.

Ndërsa në Evropë vendet me përhapje të lartë të AIDS janë Estonia, Ukraina, Rusia, Lituania dhe Portugalia. /DW

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Piramidat online/ Zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Nuk detyruam askënd të investojë…

11:06 : 15/09/2025
BOTA

Itali/ 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 83-vjeçaren. E moshuara vdes në vend, ai mbijeton

10:51 : 15/09/2025
AKTUALITET

Berisha: KLGJ nuk ndërmori asnjë veprim për të përjashtuar Irena Gjokën. Dumani e mbron për arsye politike

10:49 : 15/09/2025
AKTUALITET

Aksident me dy të plagosur në Fushë-Bulqizë/ Arrestohet shoferi, ishte në gjendje të dehur

10:39 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Dumanit iu bënë pluhur përpjekjet për të zgjatur mandatin”, Berisha akuza Ramës dhe Manjës

10:34 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Pas pandemisë virozat janë bërë më agresive”, pediatria: Fëmijët me temperatura shumë të larta

10:28 : 15/09/2025
Para

Itali/ Arrestohet shqiptari , kapet duke shpërndarë kokainë

TË GJITHA

Piramidat online/ Zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Nuk detyruam askënd të investojë…

11:06 : 15/09/2025

Itali/ 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 83-vjeçaren. E moshuara vdes në vend, ai mbijeton

10:51 : 15/09/2025

Berisha: KLGJ nuk ndërmori asnjë veprim për të përjashtuar Irena Gjokën. Dumani e mbron për arsye politike

10:49 : 15/09/2025

Aksident me dy të plagosur në Fushë-Bulqizë/ Arrestohet shoferi, ishte në gjendje të dehur

10:39 : 15/09/2025

“Dumanit iu bënë pluhur përpjekjet për të zgjatur mandatin”, Berisha akuza Ramës dhe Manjës

10:34 : 15/09/2025

“Pas pandemisë virozat janë bërë më agresive”, pediatria: Fëmijët me temperatura shumë të larta

10:28 : 15/09/2025

Miliarda me tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri merret në pyetje nga SPAK

10:22 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com