Gazmend Merkaj eshte një tjetër person i kanosur nga droga e Vlorës. Ai dhe pse jetonte një një apartament shumë afër Drejtorisë së policisë nuk dilte më nga shtëpia.
Nëna e tij, Aleksandra Merkaj tregoi për Top Story se i biri, e ka telefonuar duke i thënë se do e vrisin dhe atë.
“Para një jave e kishte marrë të vëllanë në telefon, I thoshte mos dil se do të vrasin. Më thoshte dhe mua mos dil shumë, se do të vrasin dhe ty. Ata që kam ngrenë e kam pirë do më vrasin më tha”, – rrëfen nëna.
Gazmentit i është marrë pasaporta dhe çdo mjet tjetër identifikimi ndërkohë që miqtë e ftonin për të dalë jashtë Vlorës.
Grupi e konsideronte Gazmentin një njeri të dobët jo të besuarin e tyre, ndërsa ai, në një mbrëmje të fundit të korrikut i shikon nga dritarja që i vinin rrotull makinës së parkuar. 36 vjeçarin e zë paniku.
Gazmenti dyshon se i kanë vendosur lëndë eksplozive ndaj dhe lajmëron policinë.
“Pashe dy veta nga dritarja që më vendosen tritol në makinë. I kuptova se kush ishin ata që vendosen tritolin. Ai që e vendosi tritolin më pa, unë ika lajmërova policinë e Vlorës për tritolin, pastaj ika vajta në Fier sepse këta të Vlorës i mbulojnë kriminelët, këta që bën këtë veprimin në makinë”, – tregon nëna.
Pas kësaj ngjare, Më 1 gusht 2016 Gazmenti është dorëzuar ne komisariatin e Policisë së Fierit. Oficerëve të policies, Gazmenti u ka treguar se kishte dijeni mbi ngjarjet e fundit kriminale të ndodhur në Vlorë.
36 vjecari u tha hetuesve, se Albano Xhaferri, ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar me çekiç në makinë dhe se ai i njihte autorët.
Gazmenti u ka rrëfyer se ndihej i kërcënuar nga miqtë e tij, Ardian Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.
“Unë me këtë Edisonin, Gazmendin se kam parë asnjëherë, ndërsa me këtë Sokolin, Shakajn dhe me Klodin që kanë ndërruar emrat, me ata ishin shok. Kur kanë ardhur nga Italia, më kanë marrë pasaportën thotë”, rrëfen nëna.
Gazmenti tregon se ka mësuar prej tyre rrëmbimin e Albanos qëllim për ta dorëzuar në ambientet e kompleksit Oslo. Rrëmbimi bëhej për llogari të Edison Harizajt sepse Albano kishte dijeni për atentatin, që iu organizua Fredinant Llanajt, ngjarje kjo e ndodhur në muajin tetor të vitit 2017.
Për këtë qëllim, sapo është kthyer nga Blegjika, Albano është ndjekur për një kohë të gjatë me makinën tip benx 250 ngjyrë e erret në përdorim të shtetasit Aleksandër Çaushaj.
Për vrojtim më të mirë makinës I janë bërë edhe dy vrima, e vërtetuar kjo nga prokuroria e cila ka gjetur makinën tip benc në fshatin Pocem të Tepelëns.
Ndërsa makina tip audi është në kërkim. Fillimisht ajo është sjellë në Tiranë për tu pastruar dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.
Gjatë transportit, nga rruga trasballkanike për tek Oslo, Albano është marrë në pyetje, ku përveç kërcënimeve është goditur në kokë dhe me çekic. Kështu ka gjetur vdekjen 34 vjeçari, trupi i të cilit është i zhdukur.
I arrestuari I vetëm për këtë ngjarje kriminale u la i lire pasi Gjykata e Apleit të Vlorës nuk gjeti elementë të veprës kriminale që implikonin personin që vetëm ka bërë larjen e makinës AUDI në Tiranë.
Prokuroria është në kërkim të trupit të Albano Xhaferrit që do të vërtetojë dëshminë e Gazment Merkaj, i penduari i vetëm i kësaj ngjarje.
I vënë nën akuzë për armëmbajtje pa leje, Merkaj ndodhet në dhomat e paraburgimit në Fier ndërsa familjarët e tij në mëshirë të fatit. Në shtëpinë e prindërve, në lagjen e njohur si Cole në Vlorë, nuk ka asnjë punonjës policie.
/ Top Channel /