• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Iu bë atentat me tritol dhe u arrestua në Kakavijë/ Ja pse u lirua “i forti” i Shkodrës, Lul Kulla (Vendimi)

20:28 : 29/11/2018
në AKTUALITET

I forti i Shkodrës lirohet nga burgu, Gjykata merr parasysh gjendjen e tij shëndetësore. Lulzim Kulla ka fituar lirinë pas qëndrimit në paraburgim prej datës 23 korrik, kur u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës.

Vendimin, Gjykata e Shkodrës e ka bazuar dhe te gjendja shëndetësore e tij, pasi përveçse vuan nga sëmundja e kancerit të prostatës, ka një këmbë të dëmtuar si dhe ka humbur dëgjimin nga atentati me tritol që i bënë në fillim të këtij viti.

Biznesmeni 43-vjeçar u kap duke tentuar të kalojë kufirin për në Greqi me një pasaportë false. Ai u paraqit në kufirin shqiptar me identitetin e Alfons Deda. Mbi të rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve zyrtare, por Gjykata ka vendosur ta hetojë në gjendje të lirë. Kulla u vu në qendër të vëmendjes së publikut në janar të këtij viti, kur u bë objekt i një atentati me tritol në qytetin e Shkodrës.

Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së Kullës, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25% të trupit. Në atë kohë, Kulla deklaroi për uniformat blu se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”.

Nga shpërthimi i fortë i ndodhur më 18 janar 2018 në Shkodër, mbetën 8 persona të plagosur. Lënda eksplozive ishte vendosur në një motor që ishte parkuar para një godine 2-katëshe në qendër të qytetit të Shkodrës.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 23 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Ousmane Dembele shpallet fitues i “Topit të Artë 2025”

Shpërthimi u krye me telekomandim në momentin që Lulzim Kulla po dilte nga godina në pronësi të tij, për të hipur në automjetin e blinduar që ishte parkuar pak metra larg motorit. Përveç atentatit, Kulla njihet dhe për shkak të së kaluarës së tij, pasi emri i tij lidhet me disa ngjarje kriminale, por që në fund nuk është dënuar.

Kulla konsiderohet si kreu i një grupi kriminal, që prej vitesh nënshtron tregtarët në Shkodër duke u vendosur “tarifë” të përmuajshme për garantimin e objekteve tregtare. 43-vjeçari është një nga të arrestuarit për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit. Lulzim Kulla, edhe pse konsiderohej si një prej organizatorëve për kultivimin e një sasie të madhe të bimëve narkotike, u la i lirë pas vetëm 6 muajsh.

PASAPORTA
Biznesmeni 43-vjeçar u ndalua në Pikën Kufitare të Kakavijës në tentativë për të kaluar drejt Greqisë me pasaportë false më 23 korrik. Kulla ka përdorur një pasaportë false, e cila në fakt është bllokuar me kërkesë të Prokurorisë Durrës dhe që është lëshuar para katër vitesh, pasi bëhet fjalë për vjedhje identiteti.

Kulla ka paraqitur në pikën kufitare një pasaportë me emrin Alfons Deda. 43-vjeçari ishte pasagjer në një makinë “Audi”. Për këtë pasaportë, Prokuroria e Durrësit në korrik të vitit 2014 ka nxjerrë urdhër për bllokimin e saj si dhe poseduesit të saj. Kulla rezulton se në korrik të vitit 2014 është pajisur me një pasaportë me të dhëna të falsifikuara.

43-vjeçari ka aplikuar me shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë e tij, por me emrin Alfons Deda për pasaportë në Durrës, duke përdorur kështu identitetin e një personi tjetër. Pasi Kulla ka tërhequr pasaportën, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se të dhënat e tij nuk përkojnë me identitetin e dhënë. Për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit lëshoi urdhër në korrik të vitit 2014 për bllokimin e kësaj pasaporte.

Avokati: U dënua një herë për pasaportën e falsifikuar
Lirimin e Lul Kullës e konfirmon edhe avokati i tij, Detar Hysi, i cili thotë se akuzat ndaj klientit të tij kanë rënë. Sipas tij, Lul Kulla është dënuar një herë nga Gjykata e Durrësit për pasaportën e falsifikuar, me të cilën u kap së fundmi në pikën kufitare dhe për këtë arsye nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën vepër penale.

Lidhur me dënimin prej 12 vjetësh burg në Itali për trafik droge, Hysi thotë se ky dënim ka rënë dhe se gjykata italiane ka shpallur pafajësi. “Hapëm proces në Itali dhe vendimi u rrëzua. Automatikisht u rrëzua dhe këtu. Ndërsa, sa i takon pasaportës false, klienti im ishte dënuar një herë nga Gjykata e Durrësit, por gabimi i kësaj Gjykate ishte se nuk i kishte sekuestruar pasaportën false që ia gjetën klientit tim”, ka deklaruar Hysi.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 23 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 22/09/2025
SPORT

Ousmane Dembele shpallet fitues i “Topit të Artë 2025”

23:00 : 22/09/2025
AKTUALITET

Aksident në Fier/ “Toyota” përplaset me makinën e parkuar dhe përmbyset në rrugë

22:57 : 22/09/2025
BOTA

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22:51 : 22/09/2025
AKTUALITET

“Do votojmë pro shkarkimit”/ Qori: Veliaj të kthehet në bashkëpunëtor të SPAK dhe të tregojë aferat

22:43 : 22/09/2025
BOTA

Njohja nga Franca e Palestinës, çfarë pritet më pas?

22:31 : 22/09/2025
Para

EMRI/ Kush është 37-vjeçari që u kap me 20 mijë euro false në makinë

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 23 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 22/09/2025

Ousmane Dembele shpallet fitues i “Topit të Artë 2025”

23:00 : 22/09/2025

Aksident në Fier/ “Toyota” përplaset me makinën e parkuar dhe përmbyset në rrugë

22:57 : 22/09/2025

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22:51 : 22/09/2025

“Do votojmë pro shkarkimit”/ Qori: Veliaj të kthehet në bashkëpunëtor të SPAK dhe të tregojë aferat

22:43 : 22/09/2025

Njohja nga Franca e Palestinës, çfarë pritet më pas?

22:31 : 22/09/2025

Afrim Krasniqi: Ja kandidati që i duhet opozitës për bashkinë e Tiranës

22:28 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com