• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjermania ‘josh’ emigrantët me para: Kthehuni në vendin tuaj

21:15 : 28/11/2018
në AKTUALITET, SOCIALE

Teksa sfida e emigracionit ende “torturon” Gjermaninë, që ende përpiqet të balancojë politikën e saj në lidhje me të huajt, Ministria e Brendshme me sa duket ka vendosur t’i japë drejtim kësaj çështje përmes një fushate reklamimi, e cila tenton të rrisë numrin e riatdhesimeve vullnetare.

Ministria, e udhëhequr nga aleati bavarez i kancelares Angela Merkel, Horst Seehofer, vendosi të joshë riatdhesuesit potencialë me një të ardhme të pretenduar të ndritur, duke i kërkuar atyre të largohen vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës, duke ju ofruar një sasi parash. Reklama, të cilat janë vendosur në qytetet kryesore gjermane në mes të nëntorit, paraqesin një slogan motivues që thotë: “Vendi yt! E ardhmja jote! Tani!”

Reklama gjithashtu u ofron atyre që “rrëmbejnë” mundësinë unike të rikthimit në atdhe para fundit të vitit 2018 një shpërblim, pasi qeveria gjermane do tu paguajë shpenzimet e tyre të qirasë në vendet e origjinës për vitin e ardhshëm. Në këmbim, refugjatët duhet të tërheqin aplikimet e tyre për azil dhe të heqin dorë nga procedurat e mëtejshme ligjore për të qëndruar në Gjermani. Masa e pazakontë është dukshëm e nxitur nga një rënie e shpejtë e këtij viti në kthimet vullnetare midis migrantëve dhe azilkërkuesve. Në 2017, 29,000 njerëz u bashkuan me programet e kthimit vullnetar, por këtë vit shifra ra në mënyrë drastike në vetëm 14,000 deri në fund të tetorit. Mbetet për t’u parë nëse ministria do të arrijë diçka me këtë nismë, por tashmë ajo ka shkaktuar qartësisht një reagim të ashpër.

Gjermania
“Fushata e fundit e Ministrisë së Brendshme duket si reklamat për shitjet dimërore dhe kjo është cinike”, i tha gazetës Berliner Morgenpost, Konstantin von Notz, zëvendëskryetari i fraksionit të të Gjelbërve në Bundestag. “Me sa duket synohet fshehja e dështimeve të ministrisë dhe përmirësimi i shifrave që lidhen me njerëzit, të cilët vullnetarisht u larguan nga vendi, para fundit të vitit”.

Njerëzit e zakonshëm nuk e vlerësojnë iniciativën, pasi shumë e kanë interpretuar mesazhin e vërtetë prapa sloganit si: “Gjermania nuk është toka juaj dhe e ardhmja juaj nuk është këtu”.

Lexo edhe:

Fletëthirrja e SPAK për 21-janarin, ja çfarë thotë Berisha

Tallja e Ramës me pensionisët! Pasi fitoi zgjedhjet u heq bonusin e fundvitit

Të tjerë thjeshtë e quajnë “të tmerrshme” fushatën duke e etiketuar këtë iniciativë si “çnjerëzore”. Ndërkohë mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion online për të ndaluar fushatën. Ofrimi i parave për ata emigrantë të cilët dëshirojnë të kthehen vullnetarisht në vendet e tyre, nuk është diçka e re për Gjermaninë, e cila ka luftuar me numrin e madh të refugjatëve që nga viti 2015, kur Merkel njoftoi politikën e saj “të hapur”.

Në vitin 2017, Berlin u ofroi kompensim refugjatëve të refuzuar, të cilët do të pranonin dëbimin. Çdo i kthyer vullnetar normalisht merr rreth 1,200 euro nga autoritetet gjermane, por sipas mediave gjermane, sipas programit të ri ata mund të marrin deri në 3,000 euro./tch

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fletëthirrja e SPAK për 21-janarin, ja çfarë thotë Berisha

17:09 : 10/11/2025
AKTUALITET

Tallja e Ramës me pensionisët! Pasi fitoi zgjedhjet u heq bonusin e fundvitit

17:00 : 10/11/2025
AKTUALITET

I riu i dehur shkatërron derën e Spitalit të Vlorës

17:00 : 10/11/2025
AKTUALITET

Digjen dy makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

16:45 : 10/11/2025
BOTA

Falsifikimi i fjalimit, Trump kërcënon BBC-në

16:43 : 10/11/2025
SHOW BIZ

Sara Hoxha dhe Erik Fullani e çojnë lidhjen në një tjetër nivel, pozojnë së bashku me Poin

16:38 : 10/11/2025
Para

Ngritën flamurin kuqezi në Greqi, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë (FOTO)

TË GJITHA

Fletëthirrja e SPAK për 21-janarin, ja çfarë thotë Berisha

17:09 : 10/11/2025

Tallja e Ramës me pensionisët! Pasi fitoi zgjedhjet u heq bonusin e fundvitit

17:00 : 10/11/2025

I riu i dehur shkatërron derën e Spitalit të Vlorës

17:00 : 10/11/2025

Digjen dy makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

16:45 : 10/11/2025

Falsifikimi i fjalimit, Trump kërcënon BBC-në

16:43 : 10/11/2025

Sara Hoxha dhe Erik Fullani e çojnë lidhjen në një tjetër nivel, pozojnë së bashku me Poin

16:38 : 10/11/2025

Skandali/ Si shpërdoroi KQZ 200 mln lekë në zgjedhjet e Tepelenës

16:20 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com