• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimi me Tregun Agro-Ushqimor, ja si shumëfishoi fitimet Klodian Allajbeu

13:36 : 28/11/2018
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Me një investim shumëfish më të vogël se të tjerët, ‘EKMA-Albania”, e cila menaxhon Tregun Agro-Ushqimor të Tiranës rezulton të jetë në vendin e parë për normën e fitimit më të lartë, krahasuar me të gjithë bizneset në Shqipëri.

Në bazë të bilanceve të dorëzuara në administratën e Tatimeve dhe të publikuara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), “Ekma-Albania” rezulton se ka arritur një normë fitimi prej 76.1% gjatë vitit 2017, shifër anormale për çdo lloj tregu.

Autoriteti i Konkurencës ka konstatuar së fundmi se ‘Ekma-Albania”, me administrator biznesmenin Klodian Allajbeu ka abuzuar me pozitën dominuese në treg, duke aplikuar “çmime dhe kushte të padrejta tregtimi, duke i detyruar tregtarët qiramarrës të paguajnë një çmim më të shtrenjtë të energjisë elektrike nga ai që duhet të paguajnë realisht sipas faturave të lëshuara nga OSHEE, si dhe UKT.

Gjithashtu, Autoriteti i Konkurencës konstaton se “Ekma-Albania”,  nëpërmjet kontratës tip të qirasë të aplikuar për qiramarrësit që operojnë në këtë treg Agro – Ushqimor, vendos kushte diskriminuese dhe të padrejta tregtimi;, si edhe “aplikon kontrata, të cilat përmbajnë kushte imponuese vetëm për njërën palë të kontratës – qiramarrësin, duke i bërë të pavlefshme kushtet e përgjithshme të këtyre kontratave, që sjellin një humbje ose dëmtim të shpërpjesëtuar të interesave të palës kontraktuese.

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

Në përfundim të hetimit administrativ, Autoriteti i Konkurencës e gjobiti “Ekma-Albania” me rreth 500 mijë euro.

“Boldnews.al” verifikoi të dhënat e publikuara nga kjo kompani në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, nga ku rezulton se gjatë 3 viteve të fundit, fitimi i “Ekma-Albania” është rritur progresivisht në mënyrë galopante.

Në vitin 2012, kur kompania drejtohej nga biznesmeni Haxhi Bardhi, “Ekma” kishte një fitim minimal, në vlerë 1.4 milion lekë të reja. Një vit më pas, në 2013, kur kësaj kompania iu bashkua edhe “Energy Project”, shoqëria që adminstron Tregun Agro-Ushqimor të Tiranës e rriti fitimin në 41 milion lekë të reja.

Në vitin 2014, kompania “Ekma-Albania” ndryshon një prej ortakëve-largohet “Energy Project”, e cila ia shet aksionet e saj për vlerën 5 milion euro biznesmenit Klodian Allajbeu, i cili deri në atë kohë njihej më së shumti si administrator i Spitalit Amerikan.

Allajbeu merr detyrën e administratorit të “Ekma-Albania” dhe prej asaj kohe, kompania njeh rritje gjigande të fitimit. Në vitin 2014, fitimi i shoqërisë që administron tregun agro-ushqimor arrin në 52 milionë lekë të reja, me një rritje prej rreth 11 milionë krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2015, fitimet e “Ekma-Albania” 4-fishohen, duke arritur në mbi 200 milionë lekë të reja. Gjatë atij viti, shoqëria ishte përballur me protestat e herë pas hershme të tregtarëve, të cilët kishin marrë me qera ambjentet e kësaj kompanie për të shitur produktet e tyre. Shkaku i protestës ishte pikërisht çmimi i lartë që aplikonte ‘Ekma-Albania” për qiratë e dyqaneve dhe magazinave. Pretendimet e tregtarëve u konfirmuar tre vite më pas, në përfundim të hetimit administrativ të Autoritetit të Konkurencës, i cili faktoi se ‘Ekma-Albania” aplikonte çmime për qera 70-80% më të larta se çmimet e magazinave të tjera në të njëjtën zonë.

Pavarësisht protestave të tregtarëve në vitin 2015, kompania “Ekma-Albania” nuk e ndryshoi situatën, duke vijuar rritjen e fitimeve të saj. Sipas bilancit të dorëzuar në QKR, “Ekma” deklaroi për vitin 2015 fitim në vlerën e rreth 310 milionë lekëve të reja.

Edhe viti 2017 ishte i suksesshëm për ‘EKMA-Albania” sa i përket normës së fitimit, duke e renditur kompaninë e parë në Shqipëri për këtë tregues. Sipas bilancit zyrtar të kompanisë, ajo rezulton se ka fituar mbi 320 milionë lekë të reja gjatë vitit të kaluar.

Pikërisht, kjo rritje galopante në kundërshtim me logjikën ekonomikë, si edhe ankesat e tregtarëve që kanë marrë me qera ambjentet e tregut të vetëm Agro-Ushqimor të Tiranës, nxitën Autoritetin e Konkurencës për të zhvilluar një hetim administrativ për mënyrën se si vepron kompania ‘Ekma”.

Gjetjet e Autoritetit të Konkurencës konfirmojnë faktin se “Ekma-Albania”, sidomos gjatë periudhës që drejtohet nga Klodian Allajbeu, ka abuzuar me pozitën dominuese në treg, duke shfrytëzuar situatën monopol për të rënduar tregtarët qeramarrësh me çmime dhe tarifa shumë më të larta se sa vlerat normale.

Ndërmarrja “EKMA Albania” SHPK – thotë Autoriteti i Konkurencës – ndryshe nga sa parashikohet nga legjislacioni, “nëpërmjet “kontratës tip” të qirasë të aplikuar për qiramarrësit që operojnë në këtë treg Agro – Ushqimor, vendos kushte diskriminuese dhe të padrejta tregtimi, duke i vendosur palët në pozita të pabarabarta, ku vullneti i qiradhënësit (“EKMA Albania” SHPK) i është imponuar qiramarrësve”.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025
BOTA

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025
AKTUALITET

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025
BOTA

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025
AKTUALITET

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025
AKTUALITET

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025
Para

Panuçi do largohet? FSHF sqaron dilemat

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com