Mançester Junajtid fitoi në limite, sfidën e pestë në Ligën e Kampionëve, ndaj Jang Bojs. Djajve të kuq i shërbeu një gol i Felainit, në sekondat e fundit të takimit, për të fituar 1-0, e për të dalë me 3 pikë nga ky takim, që i mban ende në lojë për vendin e parë në grup me Juven.
Por, ai që ka bërë më shumë bujë, më shumë se goli i Felainit, është festimi i Murinjos, që nga ekzaltimi i tepërt, mori çfarë gjeti përpara, në këtë rast shishet e ujit, dhe i përplasi duke festuar.