• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

E vërteta tjetër e emërimeve në Bankën e Shqipërisë

15:52 : 27/11/2018
në BOLD BLOG, EKONOMI, OP-ED, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Sa herë i duhet të justifikojë vendimet të cilat shkaktojnë pakënaqësi publike, Edi Rama rend me vrap tek argumenti i interesit kombëtar. Gjatë 5 viteve në krye të qeverisë e ka bërë shpesh këtë dhe rasti më i fundit ishte lista e kandidaturave që propozoi për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vetëm se këtë herë pakënaqësia ishte në të dy kampet politike.

Një pjesë e militantëve socialistë u ndjenë të fyer kur panë aty emrin e ish ministrit demokrat të financave, Ridvan Bode, ndërsa mbështetësit e Partisë Demokratike u ndjenë të tradhtuar politikisht. Të dyja palët kanë arsyet e tyre.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 21 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

Pas një opozite të topitur për disa vjet, Partia Demokratike ka nisur së fundmi të ashpërsojë betejën politike me qeverinë e Edi Ramës. Pjesë e strategjisë së demokratëve për të rrëzuar qeverinë është edhe braktisja e institucioneve kushtetuese, për t’ja shembur Ramës pushtetin nën këmbët e veta. Por aplikimi i zotit Bode për të hyrë në bordin e Bankës së Shqipërisë nga dera e kryeministrisë, dashur pa dashur ja prish jo pak llogaritë Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër, socialistët kanë edhe më shumë arsye për të qenë të mërzitur. Në sytë e tyre, Ridvan Bode është arkitekti i dy humnerave më të mëdha ekonomike të Shqipërisë, piramidave të vitit 1997 dhe krizës ekonomike të 2013-ës. Dhe për këtë I ka bindur vetë Edi Rama për 5 vite me radhë, që nga dita e parë kur u ul në kolltukun e kryeministrit dhe nisi të akuzojë Sali Berishën dhe Ridvan Boden se kishin lënë pas tokën e djegur dhe një mal të madh me 720 milionë dollarë borxhesh të fshehura.

I gjendur përballë reaksionit të natyrshëm publik, jo vetëm tek kundërshtarët, por edhe në radhët e mbështetësve të tij, Rama rendi sërish tek interesi kombëtar për të justifikuar propozimin e Bodes duke pranuar në mënyrë të heshtur se akuzat që kishte hedhur ndaj ish ministrit kundërshtar të financave ishin thjesht pjesë e lojës politike, që në Shqipëri luhet shpesh me moral të cunguar. Fundja, në planin profesional Rivdan Bode është padyshim një nga ekonomistët më autoritarë në skenën publike dhe së dyti më propozimin e tij, Edi Rama i përçon publikut mesazhin se nuk kërkon të ketë kontroll politik mbi Bankën Qendrore. Por edhe këtë radhe, ajo e interesit kombëtar rezulton një histori shumë e bukur për të qenë e vërtetë.

Në listën me tre kandidaturat e qeverisë, sipër zotit Bode, është emri i Suela Popas, bashkëjetueses së deputetit të LSI, Vangjel Tavo. Një muaj më parë, zoti Tavo ishte një nga dy deputetët e vetëm të Parlamentit shqiptar, që u vunë në krye të një turme të mbushur me antishqiptarë farëprishur në Bularat, e cila nga zemra e Shqipërisë Natyrale bënte thirrje për gjak shqiptari. Edhe pse në një shoqëri të drejtë demokratike, përgjegjësia është individuale, një listë e hartuar për t’i shërbyer interesit kombëtar normalisht ka filtra shumë më të fortë se kaq.

Mjafton vetëm ky fakt për të rrëzuar argumentin e interesit kombëtar dhe për të dyshuar se propozimet e qeverisë përfaqësojnë të tjera interesa. Ato politike që i shërbejnë pushtetit të zotit Rama dhe ato më okulte që lobohen në lagjen me luksoze të Shqipërisë nga elita e fuqishme ekonomike. Kjo e fundit ka qenë gjithmonë e interesuar të ketë kontroll mbi institucionin që qeveris sistemin financiar. Veçanërisht tani që arkitektura e sistemit po pëson ndryshime të thella si pasojë e shitblerjeve të bankave dhe disa prej transaksioneve më delikate, ku kanë interesa direkt lobet e fuqishme të biznesit vendas, duhet ende të kalojnë në Këshillin Mbikëqyrës.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 21 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/06/2025
SHENDETI

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

22:50 : 20/06/2025
AKTUALITET

Përmbyset makina në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

22:49 : 20/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Sherr në Astir! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe rrihet me grushte me dy të tjerë

22:41 : 20/06/2025
SPORT

Benfica fiton me goleadë dhe eliminon amatorët nga Botërori i Klubeve (Video)

22:37 : 20/06/2025
BOTA

Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme

22:34 : 20/06/2025
Para

Njihuni me shenjat e horoskopit të lindur për sukses

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 21 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/06/2025

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

22:50 : 20/06/2025

Përmbyset makina në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

22:49 : 20/06/2025

VIDEO/ Sherr në Astir! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe rrihet me grushte me dy të tjerë

22:41 : 20/06/2025

Benfica fiton me goleadë dhe eliminon amatorët nga Botërori i Klubeve (Video)

22:37 : 20/06/2025

Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme

22:34 : 20/06/2025

Sa investuan bashkitë për banor? Buxheti nis me 10 euro për frymë

22:30 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com