Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Elbasan, ku një 62-vjeçar ka rënë nga vinçi.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se punëtori ka rënë nga lartësia e një vinçi në firmën ku punonte, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë.
Ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa i aksidentuari është shtetasi Naim Derstila, nga Gjinari.