Në orën 20:00 Shqipëria do të luajë një miqësore delikate përballë Uellsit në stadiumin “Elbasan Arena”, ku kuqezinjtë do të kërkojnë të marrin rezultat pozitiv, pas turpërimit tre ditë më parë ndaj Skocisë me rezultatin 0-4 në kuadër të UEFA Nations League.
Kombëtarja kuqezi do të tentojë kthesën nga Elbasani, pasi edhe stoli i Christian Panucci-t është vënë në një pikëpyetje të madhe, ku një humbje tjetër do të ishte e pafalshme.
Megjithatë, italiani e di fort mirë se përballë do të ketë lojtarë të kalibrit të lartë, por trajneri anglez, Ryan Giggs ka zgjedhur të lërë në stol yllin e Real Madrid, Gareth Bale dhe Aaron Ramsey, ndërsa Panucci vijon të bëjë ndryshime, pasi Andi Lila do të luajë titullar, por janë rikthyer edhe Hysaj e Basha, të pezulluar në ndeshjen e fundit, shkruan SP.