Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para.
Situata më e rënduar duket se është në Gjirokastër ku raportohet se si pasojë e reshjeve ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve në vendin e quajtur rrethrrotullimi i urës së lumit.
I pakalueshëm është edhe aksi tek Universiteti ndërsa probleme janë evidentuar dhe në objekte private në zonën në fjalë.