Fotografi me famë botërore Fadil Berisha është bërë gjysh për herë të parë dhe këtë lumturi e ka ndarë më të gjithë ndjekësit e tij.
Ai ka publikuar videon e ëmbël të nipit të tij të sapo ardhur në jetë duke treguar kështu emocionet e para si gjysh.
“Mirëserdhe në botë vogëlushi Jordan. Urime Violeta dhe Ron. Ai duket si një pëllumb i vogël. Shiko gjithë ai flokë dhe unë nuk kam fare”,ka shkruar në krah të videos Fadili.