Presidenti Ilir Meta është pyetur sërish nga gazetarët në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm, pasi është propozuar për herë të dytë nga Kryeministri Edi Rama dhe sot është dita e fundit.
Meta në vend që të japë një përgjigje në lidhje me pyetjet nëse do ta dekretojë apo jo ai vendos që ti bëjë reklamë emisionit të Arjan Çanit duke u shprehur se ka një komunikim me të në darkë.
‘Kemi kohë deri në darkë, kur të komunikoj me gazetarin Arjan Çani. Tani po shkoj në zyrë’, është shprehur ai.