• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Sonila Meço i rikthehet ekranit/ Ja ku do ta shikojmë

13:05 : 15/11/2018
në SHOW BIZ

Gazetarja Sonila Meço rikthehet përfundimisht në ekran pas një periudhe të gjatë tërheqjeje nga televizioni por kurrsesi nga profesioni i saj dhe kontakti me publikun.

Meço është bërë zyrtarisht pjesë e Ora Neës dhe tashmë do të drejtojë një program të vetin javor në këtë televizion. Lajmin e jep vetë gazetarja, bashkë me një reflektim për atë që ajo e cilëson si “mision të panegociueshëm”.

Postimi i plote

Jeta nuk ka duar, por nuk t’i kursen shpullat. Dhe ti duhet të jesh aty, t’i marrësh, t’u rezistosh, t’u kthehesh kur nuk e ka mendjen e ta surprizosh.

Lexo edhe:

Korçë/ I moshuari tenton të vetë*ritet me th*kë

“Mos i jepni karkaleca Dumanit, maksimumi makarona ha…”/ Petrit Qoli – prokurorit: Po kryeni gjenocid

Tre vjet më parë, të provoja në transmetim direkt mbylljen e sinjalit të televizionit, që ngritëm vrrullshëm për të kumtuar këndej e andej Adriatikut Shqipërinë e vërtetë, qe më shumë se një shuplakë. Sepse nuk humba unë e 400 vetë një vend pune, humbi publiku një aset informimi, humbi Shqipëria një mundësi të artë promovimi ndërkombëtar. Dhe qe i kthjellët vendimi, që personalisht mora për të qëndruar një periudhë kohe në distancën më të shëndetshme me median, duke e vrojtuar së jashtmi, si publik, duke i lejuar vetes pak frymëmarrje pas një aritmie të fortë betejash të padrejta, për të lejuar më shumë oksigjen në gjykimin e rrethanave e për t’ju përkushtuar disa angazhimeve që më lejonin më shumë kohë dedikuar familjes.

Edhe po t? kthehem pas në kohë mendoj se do kisha vepruar ekzaktësisht njëlloj me zgjedhjet e mia profesionale dhe ato të pauzave të domosdoshme dhe qëndrimit larg deri në një moment të përshtatshëm për veten dhe median.

Pasi përfundon një proces të mirë dhe mu në fund të asaj udhe gjen edhe një hapësirë të lirë ku mund të ankorosh pritshmëritë e tua profesionale, kupton se me besimin se asgjë s’do kishe ndryshuar nga vendimet e gjermësotme, erdhi çasti për të marrë një vendim të ri: Rikthimi.

Në OraNews, një hapësirë e gjerë informative, ku të ofrohet liria për të patur këndin tënd, për të rifilluar ku e ke lënë, për të bërë punën që do e di më mirë, ku gazetarë, opinionistë e profesionistë të medias kanë krijuar një shtëpi mediatike të hapur, ku dëgjohen të gjithë zërat, ku arrin shumë ngjarje me syrin e pa anë të kameras e teknologjisë, ku përplasen ide dhe bëhen përpjekje serioze për të kërkuar të vërtetat. Unë nuk kthehem dot pas në kohë e të ndryshoj mendësinë e atyre, që sulmuan një media, por mund të rinis nga ku jam për të ndërtuar një hapësirë më shumë nga ku mund të dëgjohet edhe zëri yt, të mbrohet ideja jote.

Me programin tim javor dhe prezencën në panelet e aktualitetit i rikthehem medias, në kohë të vështira për idetë, por vendin e duhur për t’i ndarë.

Kur Macron në intervistën e parë si president i Francës, u pyet se çfarë është dashuria për ju, kaq e përfolur dhe anatemuar prej martesës jokonvencionale me një grua 25 vjet më të madhe, ai u përgjigj thjesht: “Dashuria për mua është të kthehesh në shtëpi e të gjesh dikë që të thotë të vërtetën në sy.” Rrotullohemi e përpiqemi në këtë botë për pak më shumë nga gjithçka, por thelbi mbetet po ai, një rendje e dhimbshme për një takim të pastër me të vërtetën.

Misioni i panegociueshëm edhe i gazetarisë. Dëshira ime e madhe.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korçë/ I moshuari tenton të vetë*ritet me th*kë

11:03 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Mos i jepni karkaleca Dumanit, maksimumi makarona ha…”/ Petrit Qoli – prokurorit: Po kryeni gjenocid

11:01 : 16/09/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë/ Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea, refuzon të paguajë gjobën 400 mijë lekë

10:53 : 16/09/2025
BOLD BLOG

“Kosova Euroatlantike e rrezikuar nga paranojat sovraniste” !

10:46 : 16/09/2025
AKTUALITET

Struktura e re e Kuvendit/ “Ndryshimet po diktohen nga kreu i ekzekutivit”, përplasje mes PS dhe PD

10:45 : 16/09/2025
AKTUALITET

Caktohet data, ja kur do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për Erion Veliajn

10:42 : 16/09/2025
Para

Video/ Banorët në protestë para bashkisë, në Astir nis prerja e pemëve për ndërtimin e Unazës së Madhe

TË GJITHA

Korçë/ I moshuari tenton të vetë*ritet me th*kë

11:03 : 16/09/2025

“Mos i jepni karkaleca Dumanit, maksimumi makarona ha…”/ Petrit Qoli – prokurorit: Po kryeni gjenocid

11:01 : 16/09/2025

Probleme me pasurinë/ Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea, refuzon të paguajë gjobën 400 mijë lekë

10:53 : 16/09/2025

“Kosova Euroatlantike e rrezikuar nga paranojat sovraniste” !

10:46 : 16/09/2025

Struktura e re e Kuvendit/ “Ndryshimet po diktohen nga kreu i ekzekutivit”, përplasje mes PS dhe PD

10:45 : 16/09/2025

Caktohet data, ja kur do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për Erion Veliajn

10:42 : 16/09/2025

Atentat shqiptarit në Kanada, 43-vjeçari ekzekutohet brenda autmojetit të tij/ EMRI

10:39 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com