Nga Boldnews.al
Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj alias Lali Eri, tre ditë më parë i fola goja e tij e papërmbajtshme para mendjes, kur quajti banorët që u prishen banesat në Unazën e Re si shpellarë. Gjuha e tij e rëndë shkaktoi tym e flakë në rrugët e Tiranës dhe banorët për të disatën ditë radhazi u dyndën para bshkisë.Banorët e revotuar, një pjesë e madhe gra e fëmijë, hodhën vezë drejt godinës së bashkisë, shashka dhe tymuese në shenjë proteste për vendim e marrë që tu prishen banesat dhe nuk do u jepet asnjë dëmshpërbilim, duke i flakur në rrugë të madhe, gjithashtu edhe për deklaratën e turpshme të kryebashkiakut Veliaj.
Pa ikur akoma tymi, Bashkia Tiranë, nëpërmjet Lali Erit nxori foto të tre policive, që sipas tij “ishin dhunuar në protestë dhe u dërguan në urgjencë në spital”. Por absurdi i një propagande të ulët, kapi kulmin ku e quan “dhunë për spital”, gërvishtjen në këmbë të një polici, dy të tjerë nuk kanë asnjë shenje, por qëndrojnë shtrirë si të ishin pas një “beteje”.
Vetëm dhunë nuk pati në atë protestë. Kishte thirrje, hedhje shashkash dhe shumë tymuese. Asnjë “betejë epike” mes ligjit dhe barbarisë siç e quan Lali Eri. Dukshëm në një situatë aspak të mirë politike, kryebashkiaku virtual që shfaqet kudo në çdo cep mediatik, po lufton që të rregullojë një gafë të tij. Qytetarët që drejton nuk mund të jenë shpellarë dhe pas shumë reagimesh negative, Lali Eri që mashtrimin e shet për vlerë, u shpreh se fjalën shpellarë e kishte thënë për deputetët e PD-së.
Po ky personazh i ngjashëm me ato të filmave me “kartonë”, nuk e mban trysninë, qoftë edhe të një grupi qytetarësh që me të drejtë kërkojnë dëmshpërblimin për shtëpitë që do u prishen, ndaj ai shkon e gjen strehë në kalanë e mashtrimit.
Ky është Lali Eri, njeriu që kur ishte në opozitë dhe organizoheshin protesta mbante me vete gjithnjë bojë të kuqe dhe urdhëtonte “Mjaftistët” e tij që të lynin kokën e ndonjë protestuesi të blerë dhe e shiste si të ishte dhunuar nga policia. Ky që sot bën fotografin para tre policëve bashkiak, me kërci të zhveshur, është ai Lali Eri që ngriti në këmbë Parlamentin Europian në vitin 2011.
U dërgoi email makëbër disa eurodeputetëve ku pretendonte se të fejuarës së kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, i ishte hequr fëmija nga barku, e kishin dhunuar dhe më pas braktisur në rrugët e Tiranës. Lali Eri vijonte më tej kur aludonte se kjo ishte një krim çnjerëzor i qeverisë së Sali Berishës.
Edhe kur u zbulua e vërteta se ngjarja ishte një trillim i rëndomtë, Lali Eri nuk kërkoi kurrë falje. Fundja ai e kishte treguar prej kohësh se nuk mund të “ketë turp nga vetja”, pasi mashtrimi, trillimi, hiperbola dhe propaganda malinje janë vetë ai.
Kështu ndodhi edhe sot me tre policë, që dukshëm ngjajnë të frikësuar jo nga gërvistjet e pantallonave, por nga frika që kanë nga shefi i madh, që nëse nuk pozojnë si të dhunuar, atëherë edhe mund të hiqen nga puna. Nuk duhet marrë me policët fatkeqë, por me “fotografin” që drejton bashkinë më të madhe në vend.