Rrjeti mediatik CNN ka përgatitur një padi kundër Presidentin Donald Trump pasi një gazetar u ndalua të hynte në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti akuzoi korrespondentin Jim Acosta gjatë një takimi javën e kaluar, raporton CNN. Padia pretendon se po shkelen të drejtat e Acostas dhe të rrjetit mediatik amerikan. Gazetari u akuzua për sulme ndaj një praktikanteje që u përpoq ta qetësonte atë nga mikrofoni.
Sekretarja e shtypit, Sarah Sanders, iu drejtua z. Acosta për “vendosjen e duarve tek një grua e re që po përpiqej të bënte punën e saj si praktikante e Shtëpisë së Bardhë. Përvec presidentit Trump, padia i drejtohet dhe një pjese të stafit të tij.
Presidenti Donald Trump dhe korrespondenti i CNN në Shtëpinë e Bardhë, Jim Acosta pak kohë më parë u edhe përfshinë në një debat të nxehtë.
“CNN duhet të turpërohet që të ka lënë të punosh për të. Ti je një person mjaft i pasjellshëm. Nuk duhet të punosh për CNN. Kur raporton lajme fake, nga të cilat CNN hedh plot, ti je armik i njerëzve”, i tha presidenti Akostës.
“Dua të të sfidoj”, e nisi Akosta por Trump e ndërpreu.
“Të lutem, e konsideroj pushtim. Ti dhe unë nuk biem dakord”, tha Trump.
“Mjafton kaq. Është mjaftueshëm”, tha Trump drejtuar Akostës, duke i kërkuar të mos flasë më.