Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një kërkesë për informim Prokurorisë ku kërkon informacione në lidhje me ecurinë e çështjes CEZ.
Kërkesa e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj, i është drejtuar drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
“Duke qenë se afati 3 mujor për zgjatjen e afatit të hetimeve i vendosur nga Gjykata ka përfunduar me datë 31.10.2018. Kuvendi i Shqipërisë në cilësinë e palës së interesuar në këtë proces, kërkon të na informoni në lidhje me stadin ku ndodhet hetimi i kësaj çështje, si dhe të na vini në dsipozicion kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta që dispononi,” shkruhet në kërkesën, siguruar nga Balkanweb.
Kujtojmë që për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë në vitin 2009 u ngrit një komisioni parlamentar nga Partia Socialiste. Sipas këtij komisoni, dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit ishte rreth 414 milionë lekë dhe për këtë arsye po hetohet në Prokurori kjo çështje.