Një hotel në qytetin e Sarandës, është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në një hotel në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar në hotelin “Epirus”.
Paraprakisht mendohet se zjarri ka rënë në papafingon e hotelit. Shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të shuar flakët.
Fatmirësisht si pasojë e zjarrit, nuk rezulton të ketë të lënduar në njerëz.
Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e rënies së zjarrit.