• Kontakt
Saturday, June 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akil Kraja jep arsyet pse gjyqi me Veliajn është politik: Çështja vazhdon në apel…

11:24 : 11/11/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, ka sqaruar gjithë opinionin publik lidhur me gjyqin që po zhvillohet ende mes tij dhe Erion Veliajt.

Edhe pse gjerësisht në media nuk është trajtuar, Kraja e ka ndjerë të nevojshme të japë sqarime duke nisur që me fillimet e kësaj çështje dhe duke bërë një kronologji të ngjarjes.

Sipas Krajës, kemi të bëjmë me një gjyq politik, i cili është në favor të kryebashkiakut, por që vetë këshilltari tregon se ai ka apeluar vendimin e fundit dhe çështja gjyqësore është ende e hapur.

Postimi i plotë:

NJE GJYQ POLITIK !
_____________________

Lexo edhe:

Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

“Këto ilaçe t’i bëjnë këmbët si balerinë”, si përballen të moshuarit me dezinformimin?

Shumë miq më kanë kërkuar më shumë informacion mbi arsyetimin e gjykatës ku i jepet të drejtë Kryetarit të Bashkisë mbi padinë e tij ngritur ndaj meje si Këshilltar Bashkiak mbi çështjen e ngritjes së çmimit të ujit. Ky shkrim është një formë “llogaridhënie” ndaj qytetarëve dhe komentueseve të këtij profili të cilët nuk janë kursyer në asnjë moment të shprehin mbështetjen e tyre ndaj meje, për të cilin i falënderoj thellësisht.

Bëhet fjalë për një gjyq politik, jo vetëm për shkak të personazheve politikë të përfshirë në të, por dhe sepse një gjykatë pranon të “gjykojë” (pra vlerëson) në vend të votuesit, cilësinë e aksionit politik të një zgjedhuri vendor. Tanimë vota e sovranit zëvendësohet nga vendimet e gjyqtarëve të “vetingut” të rilindur.

Të shpjegojmë më parë kronologjinë e asaj çfarë ka ndodhur.

Më 26 dhjetor 2017 njoftohem se Gjykata e Tiranës ka pranuar një padi të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj mbi një “turbullim të padrejtë të gjendjes së tij shpirtërore” si dhe “cenim të nderit, reputacionit dhe imazhit të tij”. Objekti i padisë kufizohej ekskluzivisht në një deklaratë timen të 15 nëntorit 2017 pas konfirmimit përfundimtar, dhe nga enti rregullator, të rritjes së çmimit të ujit për banorët e Tiranës me 40%.

Në cilësinë time si Këshilltar dhe Kryetar i Komisionit të shërbimeve publike, në deklaratën për shtyp të 15 nëntorit 2017, kjo rritje gjykohet si një aferë. Një cilësim i cili vjen për shkak të premtimit publik të Kryetarit të Bashkisë, se çmimi i ujit nuk do të rritej në çdo rast si në privatizimin, ose jo, të UKT-së. Në fakt, ndodhi e kundërta. Këshilli Bashkiak Tiranë votoi pro rritjes me 40% ndërkohë që diskutimet mbi privatizimin potencial të UKT-së “u mbyllën”, ashtu siç u “hapën”, pa asnjë transparencë, asnjë diskutim publik dhe asnjë vendimmarrje të Këshillit Bashkiak.

Gjykimi nën drejtimin e gjyqtares Regleta Panajoti, zgjati 9 seanca dhe po kaq muaj deri në dhënien e vendimit më 23 tetor. Veliaj, i mbrojtur nga i njëjti avokat si Taulant Balla, paraqiti si prova shtesë vetëm dy deklarata të tjera të miat, si dhe qindra fletë të noterizuara postimesh të marra nga profili im publik në rrjetet sociale.

Gjyqtarja Panajoti, më 23 tetor shpalli fajësinë time. Të nesërmen, në 24 tetor, Veliaj nxitoi të deklaronte që me paratë e dëmshpërblimit bleu dy kompjuterë të cilët i dhuroi po kaq shpejt, në një takim në zyrën e tij në Bashki, drejtorit të shkollës “Isa Boletini”. Unë jam aktualisht në proces apelimi dhe nuk kam derdhur asnjë qindarkë në drejtim të tij. Ai mashtroi serish siç kishte bërë me deklaratën se çmimi i ujit nuk do të rritej me 40%.

Përse bëhet fjalë realisht për një “gjyq politik”.

Dhe pse padia fillestare e Veliajt ishte kufizuar ekskluzivisht mbi deklaratën e 15 nëntorit 2017 dhe çështjen e çmimit të ujit, Gjyqtarja Panajoti deklaron në vendimin e saj se gjykata nuk do të analizojë asnjë pretendim mbi mënyrën e vendimmarrjes apo privatizimin e UKT-së. Ky refuzim, vjen nën justifikimin se UKT është një Sha., dhe se i takon organeve drejtuese dhe administratorëve të saj që të mbikëqyrin miradministrimin e saj. Gjykata, duke u shprehur kështu, mohon realitetin se Bashkia Tiranë dhe Këshilli Bashkiak janë pronarë efektivë të UKT-së. Praktikisht, gjykata refuzon të analizojë objektin themelor të padisë: rritjen e çmimit të ujit me 40% në kushtet e privatizimit potencial të UKT-së.

Çfarë gjykoi atëherë gjyqtarja Regleta Panajoti nëse jo deklaratën objekt të padisë?

Gjykata konsideron që i gjithë aktiviteti politik, marrë në tërësi, i shprehur në media dhe në rrjete sociale, i ka shkaktuar një “turbullim” të padrejtë gjendjes shpirtërore të Kryetarit të Bashkisë. Pra, objekti i gjykimit u zgjerua nga çështja e rritjes së çmimit të ujit (për të cilën u mbrojtëm në gjykim) në gjykimin e të gjithë aktivitetit politik si këshilltar bashkiak (për të cilin nuk na u dha mundësia të mbroheshim). Kjo është arsyeja përse ky ishte realisht një gjyq “politik”, i padrejtë dhe cenues i parimeve më themelore të një shteti demokratik dhe ligjor.

Duke i nxjerrë tërësisht nga konteksti politik në të cilin janë shprehur, Gjykata rreshton në vendimin e saj terma të marrë nga deklaratat mediatike dhe statuset e ndryshme në rrjete sociale të cilat i adresohen Veliajt ose aktivitetit të tij si “gënjeshtar, recidivist, votim i paligjshëm, makutëri, pedopolitikë, shfrytëzim i të miturve, vjedhje e rradhës…”. Në një paragraf tjetër, Gjykata shprehet dhe mbi një deklaratë timen përsa i përket vdekjes së të ndjerit Ardit Gjoklaj duke u ndalur mbi cilësimin “si vrasje në një territor të administruar nga Bashkia Tiranë” etj.

Në një përkufizim racist ndaj banorëve të Tiranës, Gjykata shkon deri aty sa të shprehet se qëllimi im nëpërmjet këtyre termave, paska qënë të influencoj “njerëzit me aftësi mesatare gjykimi”, pra banorët e Tiranës që nuk janë aq të zgjuar sa të ndajnë të vërtetën nga propaganda. Një skandal më vete!

Besnik ndaj bindjeve të mia dhe forcës politike që përfaqësoj, i bindur në faktet që zotëroj dhe me idealin se i shërbej qytetarëve të Tiranës, demokracisë dhe të vërtetës, unë shprehen i palëkundur ndaj çdo deklarate të shprehur në këto tre vite e gjysëm si këshilltar bashkiak, përfshi ato të identifikuara nga Gjykata dhe për të cilat, nuk mu dha mundësia të mbrohesha gjatë fazës së parë këtij gjykimi politik.

Veliaj është një gënjeshtar – siç bëri me blerjen e kompjuterëve shpjeguar më sipër; recidivist – skenari i rritjes së çmimit të ujit është i njëjte si në rastin e çmimit të transportit publik, apo për moratoriumin e ndërtimeve; votime të paligjshme: votimi i rritjes së çmimit të ujit është çuar në gjykatë dhe është fituar në shkallë të parë nga ana e këshilltarëve bashkiakë të opozitës. etj. etj.

Përsa i përket rastit tragjik të Ardit Gjoklajt, ky është shpjeguar në detaje e fakte të pakontestueshme në shkrimet të mia të mëparshme. Kjo gjë vlen dhe për gjykimin që i bëj teprimit, deri në abuzim, përdorimit të imazhit të fëmijëve nga ana e Kryetarit të Bashkisë Tiranë (ndiq linqet më poshtë për të dy këto shkrime).

Ky “gjyq politik” është një nga dhjetëra rastet e tatëpjetës drejt së cilës po shkon vendi ynë, një tatëpjetë që na largon nga shteti demokratik dhe ligjor, që na largon nga perëndimi dhe orientimi natyror i kombit shqiptar. Një tatëpjetë që na afron, fatkeqësisht, përherë e më shumë, me një autokraci që mendonim të harruar tashmë prej më shumë se çerek shekulli…

– 0 – 0 – 0 –

Per me shume:
– mbi landfillin e Sharres : https://goo.gl/Nr4YzK
– mbi konceptin e “pedo-politikes”: https://goo.gl/pc15t4

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

18:00 : 13/06/2026
AKTUALITET

“Këto ilaçe t’i bëjnë këmbët si balerinë”, si përballen të moshuarit me dezinformimin?

17:42 : 13/06/2026
BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

17:31 : 13/06/2026
AKTUALITET

Gratë në Shqipëri mbeten me më pak hapësirë në tregun e punës

17:14 : 13/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Dhërmi, plagosen 4 persona

16:57 : 13/06/2026
AKTUALITET

Arrestimi i Ilir Shtufit, reagon policia greke: U lokalizua në një hotel

16:35 : 13/06/2026
Para

Politikani e gazetari: Eleni Theocharous, një turp për Parlamentin Europian

TË GJITHA

Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

18:00 : 13/06/2026

“Këto ilaçe t’i bëjnë këmbët si balerinë”, si përballen të moshuarit me dezinformimin?

17:42 : 13/06/2026

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

17:31 : 13/06/2026

Gratë në Shqipëri mbeten me më pak hapësirë në tregun e punës

17:14 : 13/06/2026

Aksident në Dhërmi, plagosen 4 persona

16:57 : 13/06/2026

Arrestimi i Ilir Shtufit, reagon policia greke: U lokalizua në një hotel

16:35 : 13/06/2026

Mbetën në det të hapur, shpëtohen 5 turistë të huaj në Gjirin e Filikurit

16:17 : 13/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetjojobetcratosroyalbet girişdeneme bonusugrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet