• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Greku i gjakut

09:31 : 10/11/2018
në BOLD BLOG

Nga Edison Ypi

Dy lezhjanë me xhepat bosh ardhur në Athinë më këmbë.

Një matjan sykaltër leshverdh i bindur se ishte gjerman dhe duhej të shkonte të jetonte ku i përkiste, në Gjermani, ku me siguri do kishte sukses të madh, nje ditë e kapi fshesa e hodhi në Kakavijë.

Një minoritar gjysëm i çmendur që qante fshehtas; Atje më shanin “grekofon”, këtu më përbuzin “arvanos”.

Lexo edhe:

Shqiptarët në Milano protestojnë kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë Rama/ VIDEO

Dyshohet se vrau me thikë mamanë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin. Procedohet mjekja/ EMRAT

Të tilla mesele dëgjoja pasditeve në Sheshin Omonia kur punova ca muaj në Athinë.

Muzg i ngrohtë fundshtatori. Katër durrsakë të uritur pa kokërr leku në xhep. Mes durrsakve një grek jepte e merrte tu bënte të ditur durrsakëve diçka që durrsakët meazallah se e kuptonin. Çfar’ thotë ky ? pyet njëri nga durrsakët. E pyeta grekun anglisht. Greku tha; Nëse njëri nga këta të katër do pranojë të më japë gjysëm litër gjak për xhaxhanë e sëmurë, do ta marr me taksi, do t’i jap një drekë të bollshme si ta dojë, do t’i marr gjakun, do t’i jap në dorë 25 mijë Dhrahmi, do ta kthej me taksi këtu ku e mora.

Ua thashë durrsakëve të uritur propozimin e përgjakur të grekut.

Katër durrsakët njëripastjetrit;

-Jam Çam. Gjak çam në trup të grekut ?! Kurrë !

-Unë ja jap gjakun grekut. Edhe po të isha çam do ja jepja që me anë të gjakut ta bëja grekun sadopak shqiptar. Por greku i poshtër kushedi se çfarë hile ka kurdisur, prandaj grekut gjak nuk i jap.

-Edhe unë mund t’i jap pa problem gjak grekut. Por nuk jam i sigurtë a punon zemra e grekut me gjak shqiptari

-Jemi popuj miq, jemi popuj vëllezër, do iki unë t’i jap grekut gjak shqiptari. Se na duhen pare për të blerë ndonjë gjë për të ngrënë.

E mori greku shqiptarin që kombinoi gjakun me vllazërimin e popujve dhe urinë, e futi në një taksi, dhe u zhdukën.

Kaluan disa javë.

Episodi me durrsak, grek, gjak, më mbeti në mendje disa ditë, pastaj, të tjera tmerre shqiptareske që dëgjoja tek Omonia, ma nxorrën nga mendja.

Kur nje dite tjetër i pashë përsëri katër durrsakët. E kishin marrë veten.

Pyeta atë që i shiti grekut gjakun,

-Si vazhdoi ajo meseleja me ate grekun që ta bleu gjakun ?

-Më çoi në një shtëpi në Pire, tha durrsaku, më dha një drekë, prita të vinte ndonjë infermiere të ma ngulte shiringën të ma thithte gjakun, por hiç. Erdhi greku, më dha 25 mije Dhrahmi, dhe më solli me taksi ku më mori. Bleva ca gjëra për të ngrënë. Nuk e di pse greku paret m’i dha por gjakun nuk ma thithi.

-Kam unë një spjegim, u hodh miku i tij. Grekët janë shumë të poshtër. E gjitha kjo është një kurth i ngritur nga ndonjë grek i pasur për të provuar sa pak vlerë ka gjaku shqiptar.

-Përkundrazi, tha durrsaku tjetër. Greku e ka thurur këtë mesele për të dëshmuar miqësinë shekullore mes popujve ballkanikë, të cilët për njeri-tjetrin japin edhe gjakun, madje fare lirë, përmes shembullit kuptimplotë të një shqiptari të uritur i cili e shet gjakun sa për të mbushur një herë barkun, çka do të thotë se po të ishte i ngopur, gjakun shqiptar grekut do ja falte.

-E pamundur, tha durrsaku që foli i fundit. Po të ishte e vërtetë se një shqiptar ja shet aq lirë gjakun një greku, do ishte e vërtetë edhe e kundërta, që po aq lirë një grek ja shet gjakun një shqiptari, çka nuk ka ndodhur kurrë, dhe kurrë nuk do ndodhi.

Tashmë ngjarjen me gjak, grek i sëmurë, shqiptar i uritur, nuk mund ta harroja.

Kaluan nja dy a tre javë.

Një tjetër pasdite, në një tjetër qoshe të Omonias, pashë përsëri grekun e gjakut.

E pyeta çfarë ndodhi ate dite me gjakun e shqiptarit.

-Kur arritëm në Pire me atë djalin, tha greku duke qeshur, i thashë xhaxhait që po jepte shpirt se i gjeta gjak shqiptar. Xhaxhai në shtratin e vdekjes, tha; Kurrën e kurrës gjak shqiptar në dejet e grekut, më mirë vdes që këtë çast. Dhe vdiq.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarët në Milano protestojnë kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë Rama/ VIDEO

13:46 : 06/06/2026
AKTUALITET

Dyshohet se vrau me thikë mamanë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin. Procedohet mjekja/ EMRAT

13:36 : 06/06/2026
AKTUALITET

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

13:33 : 06/06/2026
AKTUALITET

Alarm në Tiranë! Zhduket 34-vjeçari (Emri – Detajet)

13:14 : 06/06/2026
AKTUALITET

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:02 : 06/06/2026
AKTUALITET

Kulla te Pallati i Kongreseve, Salianji: Ku është Berisha, me Ramën apo kundër tij?

12:51 : 06/06/2026
Para

Shkulet ‘Shqiponja’, nis puna tek unaza e re, protestat në vesh të shurdhër

TË GJITHA

Shqiptarët në Milano protestojnë kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë Rama/ VIDEO

13:46 : 06/06/2026

Dyshohet se vrau me thikë mamanë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin. Procedohet mjekja/ EMRAT

13:36 : 06/06/2026

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

13:33 : 06/06/2026

Alarm në Tiranë! Zhduket 34-vjeçari (Emri – Detajet)

13:14 : 06/06/2026

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:02 : 06/06/2026

Kulla te Pallati i Kongreseve, Salianji: Ku është Berisha, me Ramën apo kundër tij?

12:51 : 06/06/2026

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump

12:33 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş