Eshtë gjendur në ujrat e lumit Vjosë trupi i pajetë i Manushaqe Nexhipit 59 vjeçares që u mbyt në këtë lumë pak ditë më parë.
Kqnaene polumbarët e forcave RENEA nga Tirana që kishin mbërritur në fshatin Ferras në kërkim të trupit të 59 vjeçares Manushaqe Nexhipi, ata që kanë gjetur trupin e gruas së mbytur.
Sipas familjareve, gruaja ishte e paralizuar nga njëra këmbë dhe njëra dorë, ndërkohë që vuante edhe nga skleroza.
Fillimisht familjaret kërkuan vete me varka e mjete rrethanore, ndërsa më pas kërkuan ndihmën e policisë dhe polumbarëve.