Dy avionë janë përplasur në mes të ajrit në Otava, raporton policia kanadeze, citon RT.
Avioni i vogël raportohet se është rrëzuar në një fushë, ndërsa avioni më i madhi është ridrejtuar për ulje.
Policia dhe mjekët ndodhën në vendngjarje.
Raportohet se ka dëme serioze por nuk ka ende asnjë informacion për viktima.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.