Të tjera detaje janë zbuluar nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Ervis Martinajn i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e 4 Tetorit në Bllok, pas një përplasje me grupin e Ervin Matës, të dashurin e Elvana Gjata.
Sipas prokurorisë dy prej armëve që janë përdorur në këtë ngjarje rezultojnë të zhdukura, ndërsa në duart e Martinajt janë evidentuar gjurmë baruti.
“Ekspertimi kimik për faktorët plotësues të qitjes: Konkluzion: “Në katër gjurmëkopjuesit objekte të ekspertimit marrë në dy duart dhe në fytyrën e shtetasin Ervis Martinaj, u evidentuan mbetje të nitritëve dhe nitrateve të cilat ndodhen dhe te mbetjet e qitjes me armë zjarri”, thuhet në një raport të p[rokurorisë, me të cilin është njohur sot dhe avokati i Martinajt.
Ndërsa ndër armët e përdorura atë natë ku në përplasjen me armë të ndodhur në vetëm 60 sekonda nga ku mbeti viktimë Fabian Gaxha dhe u plagos Eljo Hoti dhe biznesmenin Martinaj nga hetimet e prokurorisë dhe krahasimet balistike rezulton se është një armë e cila është përdorur dhe afro një vit më parë në Tiranë në një konflikt të ndodhur në një lloto sport më 26 shtator 2017.
Mëngjesin e sotëm burime nga prokuroria bënë me dije se shumë informacione të vlefshme janë marrë dhe nga ekspertiza që i është bërë në Izrael telefonit të Martinajt, ku ai rezulton se ka komunikuar me miqtë e tij pak para përplasjes me armë.
Ai i kërkonte Hatos dhe Gaxhës që të shkonin te lokali i Popescut dhe të merrnin me vete dhe armët, çka tregon që ky nuk ka qenë një takim i rastësishëm, siç ai ka pretenduar më herë në deklarimet e tij.