• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teatri/ Soreca po “ndihmon” shqiptarët të shkëputen nga hegjemonia e “ambasadorëve”

11:37 : 01/11/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, KULTURE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Më në fund, një grupim shoqëror, apolitik, e ka kuptuar se nuk mund të varet tek humori i ambasadorëve për të zgjidhur problemet e tyre me qeverinë. Artistët që protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar kanë dalë të zhgënjyer nga takimi me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Në një deklaratë publike, grupimi i artistëve ka reaguar ndaj qëndrimit “as mish, as peshk” të përfaqësuesit të Brukselit dhe i kanë bërë të qartë se do të luftojnë vetë, deri në fund, për të mos lejuar zbatimin e projektit korruptiv “Rama-Fusha” në truallin e Teatrit Kombëtar.

Luigi Soreca, i cili mori mandatin e tij në Tiranë në fillim të shtatorit, deri më tani ka ruajtur një profil të ulët publik, shumë më ndryshe nga paraardhësja e tij, Romana Vlahutin, e cila ndoqi çdo “qokë” publike të qeverisë së Edi Ramës. Ai vjen nga një profil eksperti sigurie dhe, me shumë mundësi, fokusi i mandatit të tij do të jetë lufta kundër kriminalitetit. Ndaj, çështje të tjera, si ajo e Teatrit Kombëtar, nuk kanë interes për axhendën e tij.

Lexo edhe:

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

Abilekaj: PD e ka bërë ripërtëritjen, por i duhet një gjuhë e re politike

Për këtë arsye, artistëve u duhet të përballen vetëm me arrogancën qeveritare. Pavarësisht zhgënjimit të protestuesve, qëndrimi i vagullt i Soreca-s mund të ndihmojë vetëdijen qytetare për të reaguar ndaj qeverisë, për vendime të cilat duken haptazi të padrejta. Dhe, ky reagim, të vijë natyrshëm, pa marrë “lejen” apo “bekimin” e ambasadorëve.

Artistët protestues e kuptuan shumë shpejt që ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë prioritetet e kancelarive të tyre dhe nuk do të zgjidhin çdo hall e shqetësim të tyre përballë qeverisë. Por, me shumë mundësi, protestuesit ndoqën stereotipin e krijuar gjatë viteve të fundit, ku për çdo gjë, shqiptarët duhet të faleshin tek ambasadorët. Dhe, natyrisht, nuk kanë faj që e kanë menduar në këtë mënyrë.

Dy ambasadorët e fundit të rëndësishëm në Tiranë, të larguar tashmë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin u shndërruan në “guvernatorë” të shqiptarëve. Fjala e tyre ishte e ngjashme me atë të Presidentit, Kryeministrit, Kryeprokurorit, Kryegjyqtarit, por edhe kryekomunarit e çdo zyrtari të mbledhur bashkë.

Politika shqiptare dhe shumë institucione vepruan gjatë 4 viteve të “guvernimit” të tyre në bazë të humorit të çiftit Lu-Vlahutin. Ata u paraqitën si “e vërteta” mbi tokën shqiptare, pavarësisht se kishin plot mëkate, të cilat u janë shfaqur ose po u shfaqen me kalimin e kohës.

Donald Lu, tashmë i emëruar ambasador në Kirgistan, me shumë mundësi do të duhet të përballet zyrtarisht me dyshimet për shpërndarjen e rreth 9 milionë dollarëve në favor të shoqatave pranë Soros-it gjatë kohës që ushtronte detyrën në Tiranë.

Romana Vlahutin, e cila sot mendohet të jetë një zyrtare e nivelit të rëndomtë në Bruksel, përveçse nuk arriti të sqarojë asnjëherë shpenzimin marramendës për blerjen e një vile në një zonë shumë të shtrenjtë në Tiranë, do të përballet edhe me dyshimet për konflikt interesi. Pak ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, pa iu referuan me emër Vlahutinit, hodhi dyshime se ajo është përfshirë në një tender korruptiv, me vlerë 15 milionë euro, të fituar nga një kompani kroate, për menaxhimin e kasave fiskale në Shqipëri.

Pra, po bëhet gjithnjë e më e qartë se diplomatët e fuqishëm Lu-Vlahutin, përtej mantelit të njerëzve që po ndihmonin zhvillimin e shqiptarëve, fshihnin edhe disa “sekrete” me miliona euro e dollarë.

Ndaj, qëndrimi i ambasadorit aktual të BE-së, Luigi Soreca, nuk është për t’u kritikuar, por, më shumë është për t’u përshëndetur. Ai ka vendosur të qëndrojë neutral ndaj debateve dhe protestave të brendshme. Kjo është çështje që duhet ta zgjidhin vetë shqiptarët. Dhe, artistët protestues, të parët, kanë vendosur të përballen vetëm me arrogancën qeveritare, pa pritur një fjalë të mirë nga përfaqësuesi i Brukselit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

22:33 : 16/07/2026
AKTUALITET

Abilekaj: PD e ka bërë ripërtëritjen, por i duhet një gjuhë e re politike

22:23 : 16/07/2026
BOTA

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026
AKTUALITET

Dervishi: Protesta ka ‘ngelur për vjeshtë’ sistemin dhe klasën politike!

21:52 : 16/07/2026
BOTA

I nxehti përvëlues merr mbi 12 mijë jetë në Europë, ekspertët: Duhet trajtuar si emergjencë shëndetësore

21:45 : 16/07/2026
AKTUALITET

Pas fjalimeve, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi, revolucion!

21:27 : 16/07/2026
Para

VIDEO/ Dj Diplo, imiton në kërcim Dua Lipën

TË GJITHA

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

22:33 : 16/07/2026

Abilekaj: PD e ka bërë ripërtëritjen, por i duhet një gjuhë e re politike

22:23 : 16/07/2026

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026

Dervishi: Protesta ka ‘ngelur për vjeshtë’ sistemin dhe klasën politike!

21:52 : 16/07/2026

I nxehti përvëlues merr mbi 12 mijë jetë në Europë, ekspertët: Duhet trajtuar si emergjencë shëndetësore

21:45 : 16/07/2026

Pas fjalimeve, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi, revolucion!

21:27 : 16/07/2026

Tri pikat e Elisës dhe çdo germë kundër Ramës

21:25 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş