Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sjellë Vitin e Ri që në tetor. Punonjësit e pastrim-gjelbërimit, drejtori nën varësi të Bashkisë Tiranë, që ditën e djeshme kanë nisur montimin e pemës në qendër të sheshit Skënderbej.
E në fakt, nëntori është muaji i Pavarësisë së Shqipërisë dhe siç e do tradita, fillimisht zbukurohet qyteti me simbolet e ngjyrat e flamurit, ndërsa pema vendoset më vonë.
Kryebashkiaku siç duket ka vendosur t’i bërë të dyja njëkohësisht, të sjell dimirin në vjeshtën me shi, dhe atmosferën e Krishlindjeve që në tetor.