• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeprokurorja “69 vota”/Arta Marku më shumë po i prish punë, sesa po e ndihmon Edi Ramën

14:53 : 28/10/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Edi Rama dhe maxhoranca e tij zgjodhën Arta Markun si Kryeprokurore të Përkohshme vetëm me 69 votat e tyre, nëpërmjet një skenari të qartë për të vendosur nën kontroll hetimet e Prokurorisë ndaj eksponentëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste.

Në periudhën kur Arta Marku u betua në sallën e Parlamentit, nën reagimin e ashpër të opozitës, prokuroria kërkonte arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërkohë që kishte nën hetim dosjen e bërë publike së fundmi, ku rezultonte i përfshirë miku i ngushtë i Edi Ramës, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Opozita ngriti fuqishëm zërin dhe deklaroi që në krye të herës se emërimi i një Kryeprokurori vetëm me votat e maxhorancës do ishte një “vasal, në shërbim të Edi Ramës”. Dhe, Arta Marku, e ka përmbushur plotësisht këtë parashikim të opozitës.

Kryeprokurorja është vënë në shërbim të maxhorancës, madje në një mënyrë aq jo-profesionale, sa më shumë duket se po i prish punë Edi Ramës, sesa po i vjen në ndihmë. Ndoshta, kjo rrjedh edhe nga konstatimet e vëzhguesit të ONM-së, i cili evidentoi aftësi minimale profesionale të Kryeprokurores së Përkohshme në kohën kur ajo u paraqit para Komisionit të Vetingut.

Lexo edhe:

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

Pikërisht, këto “aftësi minimale profesionale”, sipas përcaktimit të vëzhguesit ndërkombëtarë, po rezultojnë kokëçarëse për kreun e maxhorancës. Rama tashmë duhet të përballet me një opozitë gjithnjë e më agresive, pikërisht për faktin se Arta Marku nuk po dëshmon aspak finesë në mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryeministrit. Prokuroria e drejtuar nga Arta Marku, pavarësisht se formalisht është institucion i pavarur, po shfaq dukshëm në raporte varësie me maxhorancën. Këtu është dëmi më i madh që Arta Marku po i bën Edi Ramës, pavarësisht se është e angazhuar plotësisht në mbrojtje të Ramës e miqve të tij të partisë.

Rastet për të provuar këtë qëndrim pro-qeveritar të Arta Markut, nuk mungojnë:

Hetimet ndaj, Saimir Tahiri, për të cilin fillimisht u kërkua autorizimi për arrestim, tashmë janë përfshirë në një proces të stërgjatur procedurial, i cili, me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë, po shkon i gjithi në favor të ish-ministrit të Brendshëm.

“Superoperacioni” kundër klanit Bajraj në Shkodër u realizua nga Prokuroria dhe Policia vetëm pasi krimi në këtë qytet ishte bërë mal dhe vetëm pasi për këtë situatë ngriti zërin fort opozita. Bajrat u arrestuan në bazë të materialeve hetimore të mbërritura nga Belgjika dhe Hollanda. Ndërkohë, Prokuroria e Arta Markut nuk veproi aspak kundër lidhjeve të tyre politike. Opozita ka emra dhe ka publikuar fakte për qeveritarë të lartë që kanë bashkëpunuar me Bajrat. Dy prej emrave të përmendur nga opozita janë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, njëkohësisht deputet në Shkodër dhe kolegu i tij, Luan Harusha.

Rasti “Xhisiela” në Krujë ishte një tjetër dëshmi e fortë se Prokuroria e Arta Markut nuk vepron ndaj njerëzve që kanë lidhje të forta me Partinë Socialiste. Për më shumë se dy muaj, nuk pati asnjë masë ndaj djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja, për dhunën shtazarake të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut. Vetëm pasi rasti u bë publik nga nënkomisar Emiljano Nuhu, prokuroria, e kapur gafil, u detyrua të urdhëronte arrestimin e Rexhep Rrajës.

“Toyota Yaris” është një tjetër hetim i Prokurorisë, i cili është shmangur nga boshti kryesor. Kryetari i Partisë Demokratike paralajmëroi dhe akuzoi Taulant Ballën se ishte garanti për trafikimin e 3.4 milionë eurove që do të hynin nga Porti i Durrësit në bordin e Toyota Yaris. Paratë u zbuluan, por prokuroria vendosi të hetojë Lulzim Bashën për “nxjerrje të sekretit hetimor”. Asnjë veprim hetimor ndaj Taulant Ballës nuk është ndërmarrë, pavarësisht se publiku shqiptar e mësoi përfshirjen e tij nga Lulzim Basha pak ditë para se paratë të zbuloheshin.

Angazhimi më spektakolar i Prokurorisë së Arta Markut në mbështetje të maxhorancës është devijimi i hetimeve që duhet të zhvilloheshin për përfshirjen në trafik narkotikësh të Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Me një hetim “unikal” në llojin e tij, prokuroria vendosi të marrë nën akuzë denoncuesit e këtij fakti, pa kryer asnjë hetim për Agron (Geron) Xhafaj.

Aksioni më i fundit, ai kundër Avdulajve të Shijakut, është tjetër dëshmi se Prokuroria e drejtuar nga Arta Marku nuk do të tolerojë asnjë cënim në imazhin e qeverisë. Në këtë operacion, në bazë të hetimeve nga Prokuroria, u arrestuan 24 persona, por asnjë prej zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste që ka bashkëpunuar me Avdulajt për vjedhjen e votave.

Të gjitha këto raste kanë provuar se qeverisja e Edi Ramës është e lidhur ngushtësisht me krimin dhe grupet kriminale. Kryeprokurorja e Përkohshme, e vendosur në atë detyrë për të mbuluar zullumet qeveritare, siç e akuzon opozita, në fakt po i hedh më shumë benzinë zjarrit kundër maxhorancës, pikërisht, për shkak të paaftësisë profesionale për t’i shërbyer si duhet socialistëve.

Duke huazuar frymën e Ulsi Manjës për këtë shkrim, i cili doktoraturën e tij e ka mbushur me “shprehje popullore”, rezulton se mikesha e tij e vjetër, Arta Marku, me këto sjellje, “në vend që t’i vendosë vetulla, po i nxjerr sytë maxhorancës”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Tiranë/ Vdesin dy të rinj, njëri 23 dhe tjetrit 18 vjeç

10:40 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025
Para

Tiranë/ Defekt në kabinat elektrike, ja zonat që janë pa energji

TË GJITHA

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Tiranë/ Vdesin dy të rinj, njëri 23 dhe tjetrit 18 vjeç

10:40 : 14/05/2025

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com