Na pëlqen ta quajmë Westfalenstadion… Nuk kemi asgjë kundër sponsorëve, por në Dortmund, qyteti i ftohtë dhe industrial i Gjermanisë, romanticizmi ekziston ende… Jo më kot, nëse Borussia Dortmund do të kishte vendosur që të ndërtonte në të famshmen “Sudtribüne” stola apo dhoma luksi të mbuluara për të ndjekur ndeshjet, do të rriste të ardhurat me 5 mln euro më shumë në vit. Por, kjo nuk do të ndodhë kurrë. Sepse tribuna jugore duhet të jetë vetëm “Muri i Verdhë”.
I kompozuar prej më shumë se 100 grupe tifozësh por me tre më kryesorët, “The Unity”, “Schwatzgelb” dhe “Desperados”, si një orkestër dhe një trup i vetëm, përbëhet nga 49 mijë duar që duartrokisin dhe 25 mijë zëra që dëgjohen.
Eshtë tribuna më e madhe në botë sa i përket tifozëve të flaktë. Nevojiten shumë orë gjumë përpara një ndeshje, pasi do të duhet të mos ulesh aspak për dy orë. Në atë tribunë, ka vetëm një objektiv: të këndohet!
Një tjetër karakteristikë e Murit të Verdhë është se nuk ka thuajse asnjë kor për lojtarë të caktuar, por vetëm për Borussia Dortmund. Me një përjashtim… Kevin Grosskreutz. Pse? Sepse flasim për një futbollist të lindur, rritur në këtë qytet të madh dhe me këtë klub, por sidomos, dikur pjesë e asaj që sot është krenaria e klubit verdhezi, tribuna e verdhë.
Sepse, “Sudtribüne” është historia! Dhe, pikërisht pasioni i atyre 25 mijë që qëndrojnë pas porte është thuajse laik. “Nëse do të më telefononte një arab apo sheik për të blerë klubin, telefonata do të zgjaste 20 sekonda. Sepse do të refuzoja menjëherë…
Motivi? Nuk mund të shes dashurinë e këtij populli që, një ditë pas blerjes së klubit nga dikush jo gjerman, do të grisnin abonetë dhe do të shihnim vetëm 20 mijë tifozë dhe jo 80 mijë!”. Fjalë pronari!