• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Arsyeja e vërtetë e shkarkimit të Fatmir Xhafajt dhe emërimit të Sandër Lleshit

12:46 : 27/10/2018
në BOLD BLOG

Nga Dritan Hila

Para një jave, një njohës i mirë i mekanizmit të pushtetit dhe personazh i dorës së parë në këto 28 vjet tranzicion me thoshte se, Fatmir Xhafaj do të jetë ministër i Brendshëm deri në momentin kur Rama do të ndihet realisht i kërcënuar nga arrestimet e tij. Pyetjes sime, nëse do ta lejonin amerikanët, njeri i të cilëve Xhafaj është, iu përgjigj se SHBA-të prioritet kanë stabilitetin rajonal dhe vetëm në të tilla raste bëjnë ndërhyrje drastike siç ishte Berisha në ‘97-ën. Nëse Rama nuk i prek këto ekuilibra jashtë vendit, brenda vendit, ata përpiqen që të operojnë me të mundshmen.

Koha i dha të drejtë. Le të përpiqemi me një analizë larg budallallëqeve që gëlojnë në të tilla raste. Pas dorëzimit të vëllait tek autoritetet italiane, Xhafaj nuk ishte i kërcënuar ligjërisht. Ai vetë, pavarësisht thashethemeve të rrjetit, nuk ka qenë i akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrës direkt apo indirekt në trafiqe. Çështja e vëllait të tij, ishte më shumë një arsye morale sesa operacionale. Politikisht, ai ishte njeriu më i besuar i amerikanëve dhe pastaj gjermanëve. Ndoshta për shkak të një qasjeje prej shtetari që Fatmir Xhafaj ka ndaj shtetit apo edhe të kompleksit për vëllanë e dënuar, ai ishte njeriu më intransigjent në luftën ndaj trafiqeve. Jo vetëm kaq. Ai nuk shquhej për zbatues të urdhrave të Ramës dhe ca më shumë shkatërroi edhe rrjetin e Tahirit në polici. Arrestimet e fundit, kishin mbledhur lakun në qafen e Vangjush Dakos. Bashkiaku i Durrësit tashmë nuk ka nevojë për dëshmi të tjera që është peng i krimit të organizuar në Durrës. Por ai është edhe padrinoja i PS-së në atë qark. Dako menaxhon rrjetet, tenderët dhe është nuni i shumë emërimeve në ndërmarrjet fitimprurëse të shtetit. Sa për shembull, drejtori i OSSHE, një gjigant me 250 milion euro buxhet investimesh, të cilat jepen sipas qejfit, është beniamin i Dakos dhe kandidati i mundshëm për Bashkinë e Durrësit. Kapja e përgjimeve të fundit, ku Dako vinte qershinë mbi tortë për lidhjet e tija me krimin, paniku që e kishte zënë bashkiakun e Durrësit, dhe frika e kryeministrit për arrestimin e beniaminit, e detyruan Ramën të shkarkonte ministrin e tij.

Zëvendësuesi i tij, gjeneral Lleshi është kandidati i duhur për të zëvendësuar Xhafajn për dy arsye.

Së pari qetëson opozitën, pasi gjenerali në fjalë është edhe autor i planit për shpalljen e shtetrrethimit pas 21 janarit. Pra është njeri i afërt me enturazhin e PD-së.

Lexo edhe:

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i mbijeton votëbesimit për çështjen “Pfizergate”

BE-ja prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës

Së dyti, ndal valën e arrestimeve që ka shpërthyer, ose e drejton në kah tjetër. Për këtë i ka të gjitha cilësitë: nuk merr vesh nga puna e policisë dhe është njeri i të gjitha sezoneve dhe stinëve. Ajo që pritet është se, si do të reagojnë ndërkombëtarët dhe a do ta detyrojnë Ramën të vazhdojë arrestimet vertikalisht.

Pasi shkarkimi i Fatmir Xhafajt (duhet të jesh profan të mendosh se Xhafaj ka dhënë dorëheqjen), është një shenjë jo e mirë, për ata që shpresonin se, policia vërtet nuk po merrej me gjoba parkimesh, por po godiste të fortët real të vendit./dritare.net/

Lajme të lidhura

BOTA

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i mbijeton votëbesimit për çështjen “Pfizergate”

13:29 : 10/07/2025
BOTA

BE-ja prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës

13:28 : 10/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Përfaqësuesit e kompanisë që do ndërtojë HEC-et në Kaçinar dhunojnë brutalisht banorin e zonës

13:22 : 10/07/2025
BOLD BLOG

“Ramë i xanun”

13:12 : 10/07/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënstacionit elektrik në Lezhë

13:03 : 10/07/2025
AKTUALITET

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në maj

13:01 : 10/07/2025
Para

Sinjali "Xhafaj" për veshët e Lali Erit dhe Ëngjëll Agaçit

TË GJITHA

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i mbijeton votëbesimit për çështjen “Pfizergate”

13:29 : 10/07/2025

BE-ja prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës

13:28 : 10/07/2025

FOTO/ Përfaqësuesit e kompanisë që do ndërtojë HEC-et në Kaçinar dhunojnë brutalisht banorin e zonës

13:22 : 10/07/2025

“Ramë i xanun”

13:12 : 10/07/2025

Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënstacionit elektrik në Lezhë

13:03 : 10/07/2025

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në maj

13:01 : 10/07/2025

EMRI/ Punëtori i ndërtimit vë në rrezik mandatin e Lapajt në Kuvend: Nuk mbaj mend çfarë kam firmosur

12:46 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com