Një studente 21 vjeçare në Afrikën e Jugut, u tha sulmuesve të saj se mund të bënin marrëdhënien seksuale me të, nëse e linin të lirë më pas.
Megjithatë, Hannah Cornelius vdiq pasi një grup djemsh e përdhunuan atë para se kafka e saj të shtypej me një gurë.
Studentja e juridikut ishte përpjekur të negocionte me të katër burrat në një përpjekje të dëshpëruar për mbijetesë, por nuk ia doli.
Grupi e mori peng atë dhe mikun e saj, Cheslin Marsh, 22 vjeç, në perëndim të Cape Town, në një natë të majit të vitit të kaluar.
I akuzuari Vernon Witbooi, 33 vjeç, Geraldo Parsons, 27 vjeç, Nashville Julius, 29 vjeç dhe Eben Van Nieberk, 28 vjeç, përballen me akuza duke përfshirë vrasjen, rrëmbimin, grabitjen dhe përdhunimin.
Tre prej tyre, Witbooi, Julius dhe Van Nieberk, pranojnë se ishin të pranishëm, por pohuan se vetëm grabitën dhe nuk kryen përdhunimin ose vrasjen.
Times Live raporton se Parsons ka deklaruar se: “Hannah tha se ne mund të bëjmë seks me të, por pastaj ne duhet të lëmë atë të qetë.”
Deklarata dramatike doli pas hetimeve të policisë ndaj të dyshuarve.
Parsons i tha gjykatës se banda donte të vidhte makinën por gjërat morën drejtim tjetër kur e kuptuan se Hannah dhe Cheslin ishin ende brenda.
Burrat thuhet se përdorën një shkëmb masiv prej 37 kg, i cili u paraqit në gjykatë, për të goditur kafkën e saj.
Për t’u siguruar që ajo ishte e vdekur, një nga vrasësit gjithashtu e goditi me thikë në qafë.