Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, duke ju referuar deklaratave të bëra mbrëmë në një emision televiziv nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, thekson se i ka ardhur fundi kohës së qeverisë së ‘Xhuxhave dhe Borbardhit’.
Me anë të një postimi në Facebook, Boçi shkruan se shqiptarët dhe opozita nuk do t’i lënë më votat në duart e ‘duarakullores’ dhe ‘borëbardhit’.
Ja postimi i Boçit:
XHUXHËT E BORËBARDHI
Kur shan e hakërrehet dhe “xhuxhi” për vota, vajmedet (shprehje e preferuar e “kallamit” kjo) kush ka pushtet në Shqip?ri e në dorë t? kujt ka rënë ky vend!?
Krahasuar me këtë, Rrajës edhe sikur i shkonte disi cublliku, se helbete i ri në moshë dhe ndonjë fishek në ajër e ka qit për zgjedhje.
Po ky “duarakullorja”, nuk ka as moshë e as…gjëra të tjera, përpos parave e krimit.
Kjo e bën t’i duket vetja cub e i fortë në tani, por të mos e harrojë!
Vetëm përkohësisht…
Pastaj ky “duarakullorja”, që i del vetja në pasqyrë supermen, gjithë jetën politike me duart e të tjerëve i ka nxjerrë gështenjat nga zjarri.
Ç’ne që hipën përpjetë?!
Ehhh ç’u bë ky vend?!
Dëgjon çdo ditë e drejtohet nga “xhuxhat”, “borëbardhi”, nga “filozofët” e krimit që nga “Aristoteli” e deri “Niçja”, nga dreqi e i biri!
Por, “xhuxh”, mos mendo se votën do e lejmë në dorën tënde e as të “borëbardhit” tënd, në fakt “borëziut”!
Lukunisë së “xhuxhave” me “borëbardhin”, i ka ardhur fundi!