Lezha, gjithnjë është prezantuar gjatë këtij mandati qeverisës si një qark me problematika të shumta në drejtim të cilësisë së përfaqësimit politik, me individë, të cilët janë një histori e errët e këtij komuniteti të nderuar qytetarësh. Padyshim, kjo ka qenë një lojë e Edi Ramës, për të zhytur në një spirale zhvillimesh kaotike, Lezhën dhe qarkun e saj, duke nxjerrë në “mejdan” individë që nuk shquhen për asgjë të ndershme në jetën komunitare, por, përkundrazi individë që kanë ndërtuar cdo gjë mbi amoralitetin dhe perversitetin e karakterit të tyre.
Nuk është rastësi, se në qarkun e Lezhës, të spikaten nga Rama këta individë, me bëma nga më turpshmet, të cilët pasurinë e tyre e kanë të ndërtuar si trafikantë prostitucioni dhe trafiqesh të ndryshme, duke u servirur para qytetarëve lezhanë si përfaqësuesit e tyre. Rama e ka paramenduar mjaft mirë këtë gjë.
Lezha është e bekuar me resurse të pafundme dhe në hovin e dinamikës social-ekonomike që diktohet nga dialektika shoqërore, padyshim qarku në tërësi dhe Lezha në vecanti, janë konkuruese në altrenativa të shumta zhvillimore, por këtë gjë Rama nuk e do, sepse ai është kundër ekonomive që zhvillohen jashtë ndikimit dhe të përfitimeve të tij.
Në kontekstin e ngjarjeve që kanë pasuar, Lezha, tashmë duhet të ketë marrë një mësim të mirë, pasi eksperimentet e bëra gjatë këtyre viteve me figura që serviren nga qendra dhe që nuk japin asnjë shpresë për vizionin e një zhvillimi të qëndrueshëm për Lezhën duhet të marrin fund. Kjo duhet filluar me zgjedhjet e vitit të ardhshëm për bashkinë, ku krahas emrave dhe hamendjeve të ndryshme për kandidatët e mundshëm, njëri prej tyre spikat, e ka pranuar publikisht kandidimin e tij, duke ofruar platformë dhe program konkret.
Ky është Eduart Ndocaj, jo i panjohur për komunitetin lezhian, pasi gjithnjë ka ngritur zërin, duke denoncuar keqqeverisjen, qoftë në planin lokal, qoftë në këndvështrimin qendror, madje, me denoncimet e tij të vazhdueshme edhe ka parashikuar talljen që i bën Rama këtij qarku me promovimin e individëve që i përkasin botës së errët të moralit qytetar.
Ndocaj, tashmë nga qytetarët lezhianë po pranohet gjërësisht si i duhuri, sepse ai vjen nga radhët e biznesit të ndershëm, të ndërtuar me djersë dhe sakrificë të pashoqe në vendin fqinj. Gjithnjë, ka shfaqur karakterin e tij solidar dhe human me njerëzit, duke u qëndruar pranë dhe duke qenë kontribuotor në investime të ndryshme në vepra publike. Ai, asnjëherë nuk ka qenë gojëkycur përballë askujt që ka synuar të vjedhë dhe të zhvatë pasuritë e lezhianëve, qoftë i majtë apo i djathtë.
Ndocaj, ndryshe nga të tjerët, ka një raport pozitiv me politikën, pasi asnjëherë nuk e sheh si mundësi përfitimi personal, por si një pasion dhe dëshirë për mundësuar zbatimin e projekteve zhvillimore në dobi të qytetit të tij, të cilin ai e do shumë.
Zhvillimet e fundit, ato që kanë ndodhur dhe ato që pritet të ndodhin në të ardhmen e afërt, ku zyrtarë të ndryshëm, akuzohen dhe po faktohen në vjedhjen dhe përvetësimin e pronave, padyshim janë panorama e qartë e nevojës që kanë qytetarët lezhianë për t’ia besuar administrimin e bashkisë së tyre, përmes votës në zgjedhjet e vitit 2019, pikërisht një njeriu që afirmohet me ide të qarta dhe me vullnet, sic është Eduart Ndocaj, për të cilin, dhe ndaj të cilit, askush nuk mund ta drejtojë gishtin për asgjë, por përkundrazi, mbetet figura solide e viteve të fundit, i paakuzuar në asnjë aferë.
Eduart Ndocaj, mishëron vizionin e qytetarëve lezhianë për të kapërcyer këtë emergjencë, në të cilën janë të zhytur zyrtarë të të gjitha krahëve, duke dhënë garancitë e duhuara, se Lezha është dhe do të mbetet qyteti i potencimit të vlerave të padiskutueshme morale, humane dhe sociale.