E dielë, Janar 20, 2019
SHOW BIZ Meghan Markle nuk ia ndjen për rregullat mbretërore, guxon sërish me veshjen

Meghan Markle nuk ia ndjen për rregullat mbretërore, guxon sërish me veshjen

Meghan Markle njihet për thyerjen e rregullave mbretërore dhe këtë e ka treguar sërish në turneun në Australi. Ajo ka shfaqur stilin e saj teksa bën vizita të ndryshme me partnerin, Princ Harry.

Gjatë fundjavës, Pallati njoftoi se Meghan do të hiqte disa prej takimeve për shkak të axhendës së ngarkuar.

Ndërkohë, 37-vjecarja u fotografua me një fustan gri e të bardhë që arrin në vlerën 218 dollarë. Ajo ka guxuar me këtë veshje që i ekspozon këmbët. Fustanin e kombinoi me një palë sandale 245 dollarëshe dhe me syze 220 dollarëshe.

Dukesha theu rregullin e mbretërisë duke ekspozuar këmbët pasi lejohet që veshjet të jenë serioze, klasike dhe të mbulojnë trupin deri në gju.

Meghan nuk ka qenë e shqetësuar që prej fillimit për protokollin pasi ka mbështetjen e madhe të Princit Harry.

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here