• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministria e Brendshme: Akuzat për korrupsion në provimin për Akademinë e Policisë nuk janë të vërteta

15:40 : 21/10/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të një aplikanti për në Akademinë e Policisë, i cili kishte thënë që në provimin e organizuar janë paguar mijëra euro në zarfe dhe se drejtuesit e policisë i kishin listat e fituesve nën tavolina.

Në reagimin e saj Ministria i hedh poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta.

Ja reagimi i plotë

Lidhur me një status të publikuar në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku një prej aplikantëve pretendon se pas përfundimit të testimit për “Patrullë e Përgjithshme” nuk është njohur me pikët dhe nuk janë publikuar ende listat duke aluduar për favorizime, sqarojmë se: Në datën 15 dhe 16 Tetor në Pallatin e Kongreseve u zhvillua testimi i kandidatëve që konkuruan për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, për pozicionin ‘Patrullë e Përgjithshme’. Faza e parë, ishte testimi me shkrim që i paraprin testimit fizik dhe atij psikologjik. Në këtë testim morën pjesë rreth 2700 të rinj nga i gjithë vendi, të cilët konkuruan për 150 vende në Policinë e Shtetit.

Testimi me shkrim u monitorua me kamera, si dhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, SHÇBA dhe misioneve të asistencës ICITAP e PAMECA. Sqarojmë opinion publik, se në përfundim të testimit me shkrim si për grupin e parë, të dytë dhe të tretë që zhvilluan testimin me shkrim gjatë dy ditëve, korigjimet janë kryer në moment dhe në prezencë të aplikantëve në sallë. Rezulatet janë afishuar menjëherë në hyrje të Pallatit të Kongreseve si dhe janë publikuar në faqen zyrtare të Akademisë së Sigurisë dhe të Policisë së Shtetit, menjëherë sapo ka përfunduar korigjimi. Gjithashtu në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme në rrjetet sociale apo në email, të gjithë ata aplikantë që kanë kërkuar ndihmë për t’u njohur me rezultatin u është kthyer përgjigje menjëherë duke iu dërguar linkun e shpalljes.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

Ditën e hënë, datë 22 tetor, do të njoftohen aplikantët që do shpallen fitues të fazës së parë për të vijuar fazat e tjera të konkurimit. Çdo aludim tjetër është dashakeq dhe me qëllimin e vetëm për të përbaltur procesin tejet transparent që po zhvillohet. Statusi i publikuar, në vijim të disa të tjerëve, është mashtrim i turpshëm i radhës i një gënjeshtari recidivist. Përsëri një tentativë për të hedhur baltë mbi Policinë e Shtetit. Organizimi i provimit ishte model, një vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit, që autori i shpifjes nuk mund ta kuptojë pasi në kohën e tij, studentët i zgjidhte Partia dhe për më teper ai është autori i mbylljes famëkeqe të shkollës së lartë të Policisë që i solli një dëm të jashtëzakonshëm Policisë duke i hapur rrugën medioritetit dhe pa aftësisë profesionale. Ministria e Brendshme fton çdo aplikant që ka paqartësi apo ankesa t’i drejtohet Akademisë së Sigurisë, Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shtetit, si dhe SHÇBA-së, duke iu garantuar profesionalizëm dhe paanësi në trajtimin e çdo shqetësimi apo ankese.

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025
SPORT

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025
BOTA

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025
AKTUALITET

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025
AKTUALITET

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025
Para

Fansja: ”Budallaqe mbete moj qyqe”. Aulona Musta bën këtë reagim!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com