Fotoja domethënëse që imiton skenën e filmit të famshëm!

Lexo edhe:

Skena e famshme e filmit me kartonë “Rrethi i Jetës”, i njohur shkurt si “Mbreti Luan”, ku Simba e vogël ngrihet në krah nga një babuin mbi rrafshnaltën afrikane, është riformuar në jetën reale nga një majmun.

Fotografja Dafna Ben Nun ka kapur momentin kur një babuin ka ngritur në ajër foshnjën e saj. Momenti pikat u kap gjatë një udhëtimi në Zimbabve.

Gjatë udhëtimit të saj në vendin afrikan për të mësuar rreth kafshëve të egra vendase, Dafna u befasua menjëherë kur pa dy majmunët që rikrijuan një moment kaq të njohur.

“Nuk mund ta besoja kur pashë një babuin të rritur që mbante në krah një foshnje, tamam si Simba tek “Lion King“, tha Dafna nga Izraeli.

Në filmin e famshëm, Babuini Rafiki, ngre Simbën e porsalindur mbi një shkëmb ku qëndrojnë zakonisht luanët.

 

Lajme të lidhura

Para