• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A e poshtëroi Fevziu, Ballën: E ftoi si Nr.2 të PS-së, apo mikun e trafikantëve?

14:10 : 18/10/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Taulant Balla më në fund “e kapi” një puntatë, në emisionin politik më popullor në vend; `Opinion` të Blendi Fevziut.

“Taulanti i Librazhdit”, siç njihet rëndom në opinionin publik, për ata që ende nuk e dinë, përveçse deputet mban edhe detyra të tjera shumë të rëndësishme. Është kryetar i Grupit Parlamentar, por edhe sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, pasi zëvendësoi së fundmi `shokun Gramoz`. Pra në mënyrë më të përmbledhur, politikisht  Balla është numri dy i Rilindjes, direkt pas të “madhit fare” Edi Rama.

Në këtë panoramë, militantët e PS-së, por edhe të gjithë ata që besojnë ende te Rilindja prisnin që ky “nr.2”, të dilte përpara Blendi Fevziut dhe ti vinte gjoksin bilanceve të punëve që ka bërë e nuk ka bërë, gjatë këtyre 5 viteve partia e tij në krye të qeverisë.

Sepse u drobit fare “Rama i shkretë”, duke bërë alibitë e Xhafajve, Rahjave e të vetë “Taos”, që duhej të ishte në Ballë të luftës kundër “shpifjeve” me foto, video e dokumente.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

Por në gati 90 minuta pamë një Ballë, i cili nuk përballonte dot as pyetjet më të thjeshta dhe faktike të gazetarëve, për bëmat e tij që publikohen gati çdo ditë. Përpiqej të fshihej dhe t`ja mbathte nga çdo dokument, foto video që i nxirrte drejtuesi i emisionit duke belbëzuar; nuk më kujtohet; nuk e dija; shpifje; do shkojë në prokurori që në pikë të mëngjesit; shkojë edhe në kokërr të burgut nëse…; Nuk jam o vëlla, fare, as nuk e kam takuar asnjëherë, etj.

Mirë që nuk tha; për kokë të plakut;qafsha  të shtëpisë, nuk kam bërë asgjë…

Pra Taulanti i partisë në pushtet prej 5 vitesh, në emisionin më popullor të debatit politik, hyri më në fund si figura e dytë më e rëndësishme e Rilindjes, por përfundoi si një trafikant dhe politikan i sponsorizuar nga krimi i organizuar; mik i bosëve të drogës dhe mbi të gjitha, një avokat jashtëzakonisht i dobët i vetvetes.

Mashtrimi nr 1

Që në fillim të emisionit u kap gafil duke gënjyer pa ju dridhur qerpiku, për përfundimet e ekspertizës së laboratorit britanik, mbi përgjimin ndaj Agron Geron Xhafajt, ku del trafikant aktiv droge.

“Laboratori ka hedhur poshtë pretendimet se zëri është i Agron Xhafajt”, deklaroi Blla serbes dhe kompetentë. Gënjeu kaq trashë, sa që e nervozoi keq Fevziun, i cili u detyrua t`ja lexonte përfundimet e ekspertizës, fjalë për fjalë, siç bëhet me një fëmije që sapo ka nisur klasën e parë.

Pas kësaj u detyrua që të pranojë, se në fakt përfundimi i kësaj ekspertize as e pohon, por as e mohon Xhafajn e vogël, si protagonist në këtë bisedë trafiku droge.

Image

Mashtrimi nr.2

Po brenda kësaj teme, pa kaluar ende 5 minutat e para të emisionit lëshoi mashtrimin tjetër: “Kampioni i zërit të Fredi Alizotit, nuk është shpënë fare në Londër”.

Edhe pse analisti Artan Hoxha këmbënguli disa herë, që emri dhe ekspertiza e zërit të Alizotit gjendet në përgjigjen zyrtare të laboratorit “JP French Associates”, Balla, nuk tërhiqej nga gënjeshtra e tij publike live, deri sa Blendi Fevziu ja lexoi të vërtetën në paretin e gjigant. Laboratori e ka analizuar zërin e Alizotit dhe ka deklaruar, se nuk mund të arrijë në përfundimin se ai ka bërë aktorin për të imituar Agron Xhafën, edhe pse këta dy zëra janë të ngjashëm.

Mashtrimi nr.3

Kur u pyet për njohjen dhe lidhjet me biznesmenin, (I dënuar për trafik ndërkombëtar droge), Edmond Bego, Balla tha se e kishte njohur në fund të vitit 2014, kur kishte inauguruar një xhami e ngritur prej tij,  në zonën e tij elektorale. Në fakt xhamia në fjalë është inauguruar jo në fund të vitit 2014, por që në fillim të tij.

Mashtrimi nr.4

Po brenda kësaj teme, Balla vazhdoi të gënjejë pa frikë e cipë fare. Kur u pyet për fluturimet me avion dhe udhëtimet e shpeshta nga toka, tha se mbante mend se kishte udhëtuar vetëm drejt Danimarkës, në vitin 2015.

Por sipas dokumenteve të nxjerra nga sistemi TIMS, tashmë të publikuara, rezulton se Balla me Begon ka udhëtuar shumë kohë më herët; që nga viti 2013 sistematikisht, plot 57 herë.

Taulant Balla gjithashtu bëri të paditurin për tenderat, që ka fituar Bego në zonën e tij elektorale; për foton dhe videon që i publikoi Berisha me një tjetër trafikant të madh droge etj.

Image

Mashtrimi nr.5

Gjithashtu Balla vazhdoi të krijojë alibi “të reja”, për akuzën dhe dëshminë e nënkomisar Emiliano Nuhut, se ai ka qenë në zyrën e tij për çështjen “Xhisiela” kur është kërcënuar me pistoletë në kokë, por nuk dha variantin e saktë të vendndodhjes së tij atë natë.

Në mënyrë të përmbledhur gjatë më shumë se 90 minutave, mbrëmë pamë një “Opinion” ku nr.2 i Rilndjes nuk kishte asnjë pikë ndryshimi nga një trafikant dhe sekser, i cili del në TV për të mbrojtur vetveten, në pritje të drejtësisë duke belbëzuar njësoj si Tahiri në të njëjtën studio; “Shkoj në burg, në kokërr të burgut…”.

Prandaj edhe mbrëmë vonë pasi u mbyll emisioni ishin të shumtë ata që thoshin: Bravo Fevziu, e ftoi dhe e prezantoi Ballën si nr.2 të Rilindjes, por në fund të emisionit doli mik dhe mbrojtës i trafikantëve të drogës!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 04/08/2025
AKTUALITET

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

22:59 : 04/08/2025
BOTA

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian

22:41 : 04/08/2025
RAJONI

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

22:35 : 04/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Sherr me thika dhe hanxharë mes adoleshentëve në Kamëz

22:28 : 04/08/2025
SPORT

Hamilton e quajti veten të padobishëm te Ferrari, Toto Wolff mbron pilotin legjendar

22:26 : 04/08/2025
Para

“Kontesha” e Albcontrol, i bën gati 500 milionë lekë “Spitalit Amerikan”, për gjoja “Check-up”-in e punonjësve

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 04/08/2025

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

22:59 : 04/08/2025

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian

22:41 : 04/08/2025

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

22:35 : 04/08/2025

VIDEO/ Sherr me thika dhe hanxharë mes adoleshentëve në Kamëz

22:28 : 04/08/2025

Hamilton e quajti veten të padobishëm te Ferrari, Toto Wolff mbron pilotin legjendar

22:26 : 04/08/2025

Netanyahu konfirmon pushtimin e plotë të Gazës: Do e çlirojmë nga terroristët

22:09 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com