• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vetëvendosje jep qëndrimin e vet për rezolutën e koalicionit për dialogun me Serbinë

21:19 : 08/10/2018
në RAJONI

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka dhënë kritika për rezolutën e dialogut me Serbinë, të cilën të shtunën partitë e koalicionit e miratuan me gjithsej 6 pika.

Sipas Mulhaxha-Kollçakut, kësaj rezolute i nevojitet një qasje tjetër, pastaj të krijohet një listë e gjërave dhe kërkesave të Kosovës ndaj Serbisë.

Ajo këto komente i bëri në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Mulhaxha-Kollçaku po ashtu ka shkruar se funksioni i kësaj rezolute do të ishte vetëm legjitimimi i aventurës personale të Thaçit.

Lexo edhe:

Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia: Të shmanget përshkallëzimi

Dosja u dërgua në gjyq/ Avokatët e Veliajt: Proces i montuar me shkelje, do i çmontojmë akuzat

Përmes këtij postimi, nënkryetarja e Vetëvendosjes ka thënë se aventura e presidentit është dhunim i republikës dhe se në këtë mënyrë, sipas saj, Kosova ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja për qeveri të re e president të ri.

Postimi i plotë i Mulhaxha-Kollçakut:

Në portale u publikua një propozim rezolutë e koalicionit qeverisës lidhur me negociatat me Serbinë e cila mban datën e 6 tetorit 2018.

Para së gjithash, ne jemi të bindur që nevojitet qasje krejt tjetër. Fillimisht duhet bërë trajtimi në Kuvendin e Kosovës i Raportit 38 faqësh të qeverisë së Kosovës mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit gjatë dialogut 2011-2017. Së dyti, duhet bërë lista e kërkesave të shtetit të Kosovës ndaj shtetit të Serbisë e cila na ka aq shumë borxh. Së treti, duhet hartuar platforma me parimet dhe qëllimet e negociatave. Vetëm mandej, pra, së katërti, të formohet ekipi negociator me udhëheqës dhe strategji përkatëse.

Qysh në fjalinë e parë të hyrjes si dhe në pikën e parë të saj, kjo propozim rezolutë, flet për Serbinë pa i përmendur krimet e saj në Kosovë si dhe përmend ‘të kaluarën tragjike’ thua se ajo ishte aksident natyror.

Në pikën 4, vlerësohet se nga marrëveshja me Serbinë do të anëtarësohemi në OKB, NATO dhe BE. Pra, jipen premtime në emër të Rusisë e Kinës në njërën anë dhe të Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë, Greqisë e Qipros në anën tjetër.

Në pikën 5, përveçse kanë subordinuar opozitën, është caktuar zëvendës-kryeministri Fatmir Limaj si udhëheqës i ekipit negociator (i cili, në fakt, quhet delegacion). Kjo është e kotë, edhe për shkak se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk do ta takojë zëvendës-kryeministrin e Kosovës si partner. Z. Fatmir Limaj në rastin më të mirë po e zëvendëson znj. Edita Tahiri kurse realisht po ia zë vendin z. Avni Arifit.

Funksioni i kësaj rezolute do të ishte vetëm legjitimimi i aventurës personale të Thaçit e cila askund nuk dënohet me këtë propozim rezolutë, si dhe evitimi i zgjedhjeve të reja duke përfshirë opozitën përfundi.

Mbi të gjitha, nuk duhet të shihet vetëm teksti pa kontekstin aktual politik, pa përvojën e hidhur me dialogun dhe pa dinamikën kohore në vijim. Kjo propozim rezolutë e ka rolin e saj deri në takimin e radhës së Thaçit me Vuçiqin i cili më së largu pritet të ngjajë në Paris më 11 nëntor 2018. Pastaj do të vijnë propozim rezoluta të tjera në kuadër të ‘kompromisit të dhimshëm’ që u paralajmërua. Thaçi do të ec përpara vetëm nëse ka rezoluta Kuvendi për t’i shkelur!

Qeveria e pakicës është dhunim i demokracisë. Aventura e presidentit është dhunim i republikës. Kosova ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja për qeveri të re e president të ri.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia: Të shmanget përshkallëzimi

19:33 : 10/09/2025
AKTUALITET

Dosja u dërgua në gjyq/ Avokatët e Veliajt: Proces i montuar me shkelje, do i çmontojmë akuzat

19:26 : 10/09/2025
BOTA

Hakeri 33-vjeçar nga Kosova deklarohet fajtor, rrezikon 10 vite burg federal në SHBA

19:21 : 10/09/2025
AKTUALITET

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

19:08 : 10/09/2025
BOTA

Dronët rusë në Poloni, presidenti i Italisë: Kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

19:05 : 10/09/2025
Shkrime promocionale

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

18:54 : 10/09/2025
Para

Helmon veten 18-vjeçari në Fier

TË GJITHA

Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia: Të shmanget përshkallëzimi

19:33 : 10/09/2025

Dosja u dërgua në gjyq/ Avokatët e Veliajt: Proces i montuar me shkelje, do i çmontojmë akuzat

19:26 : 10/09/2025

Hakeri 33-vjeçar nga Kosova deklarohet fajtor, rrezikon 10 vite burg federal në SHBA

19:21 : 10/09/2025

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

19:08 : 10/09/2025

Dronët rusë në Poloni, presidenti i Italisë: Kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

19:05 : 10/09/2025

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

18:54 : 10/09/2025

Nepal/ Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, turma e ndjek nga pas (Video)

18:47 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com