Reperi më i kërkuar shqiptar, Noizy, është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Ai publikon çdo ditë për fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, ndërsa merr mijëra pëlqime.
Jo të pakta janë edhe projektet muzikore, që ai realizon brenda një viti, të cilat pëlqehen në masë të madhe nga fansat e tij.
Në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, reperi shkruan se ka plot 100 hite në karrierën e tij, teksa i pyet fansat, janë dakord ta bëjë edhe një….
“I kam 100 hite, a te bëj edhe një?”, ka pyetur fansat reperi, ndërsa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente.