• Kontakt
Tuesday, June 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ervis Martinaj, vrasja e Elvis Doçit dhe lidhja me Saimir Tahirin

10:22 : 05/10/2018
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur të Enjten në mbrëmje në një atentat kundër tij në qendër të ish-Bllokut, në Tiranë, është një emër që policia e ka të skeduar në disa ngjarje shumë të rënda kriminale të ndodhura në kryeqytet.

Në fundin e vitit 2013, Martinaj ishte personi kryesor i dyshuar për vrasjen e shtetasit Elvis Doçi, një sipërmarrës lojërash fati. Grupi hetimor e lidhte emrin e Martinajt me vrasjen e Doçit, në zonën e Komunës së Parisit, për shkak të një afere biznese të shkuar keq ndërmjet tyre.

Ervis Martinaj nuk u akuzua asnjëherë zyrtarisht për këtë ngjarje, por shumë të dhëna policore të asaj kohe krijonin idenë se pas vrasjes së Doçit, i cili njihej edhe si mik i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, qëndronte Ervis Martinaj.

Lexo edhe:

Tërmeti shkund Tiranën, sa ishte magnituda

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Policia në atë kohë, pavarësisht se nuk siguroi prova të plota, krijoi një panoramë për ekzekutorin dhe motivet e vrasjes së Elvis Doçit.

Sipas të dhënave operative të asaj kohe, rezulton se Elvis Doçi, në shtator të vitit 2013, mendohet se i ka shitur Ervis Martinajt një numër të konsiderueshëm makinetash lojëra fati, të cilat ishin të paliçensuara. Për vite me radhë, biznesi me këto makineta kishte qenë fitimprurës dhe Martinaj duket se është joshur nga oferta e Elvis Doçit për të marrë në pronësi makinetat.

Por, vetëm pak javë pasi ishte realizuar ky “transaksion”, Ministri Tahiri deklaroi nisjen e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, i cili kishte për qëllim fillestar goditjen e biznesit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Disa qindra makineta të paliçensuara u bllokuan nga Policia, në atë kohë, në Tiranë dhe qytete të tjera. Ndër operacionet e ndërmarra nga Policia ishte edhe bllokimi i rreth 400 makinetave të Ervis Martinajt, të gjendura në një magazinë në pronësi të tij.

Në këtë moment, sipas informacioneve operative të Policisë, ka nisur përplasja ndërmjet Ervis Martinajt dhe Elvis Doçi. Martinaj ka pretenduar se Doçi, për shkak të lidhjeve të afërta me Saimir Tahirin, ka qenë në dijeni të operacionit “Fundi i Marrëzisë” dhe i ka shitur makinetat pak para se të nisnin operacionet policore për bllokimin e tyre.

Nisur nga ky pretendim, Ervis Martinaj i ka kërkuar Elvis Doçit kthimin e parave që i kishte dhënë për blerjen e makinetave, vlera e të cilave llogaritej në disa qindra mijëra euro.

Gjithnjë sipas të dhënave operative të asaj kohe, Elvis Doçi ka refuzuar kthimin e shumës dhe madje flitet edhe për një përplasje fizike ndërmjet tyre, ku Ervis Martinaj ka rezultuar me plagë të rënda nga goditja me sende të forta.

Pas këtij sherri, në 25 Tetor 2013, në zonën e “Komunës së Parisit” vritet në një atentat Elvis Doçi dhe plagoset rëndë një i afërm i tij. Që në momentin e parë, dyshimet për autorësinë e krimit u ngritën mbi Ervis Martinaj. Madje, edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi se Policia do ta zgjidhte shumë shpejt këtë ngjarje të rëndë, e cila tronditi jo vetëm Tiranën, por edhe pozitat e vetë Tahirit.

Gjithësesi, pas më shumë se 5 vjet nga atentati ndaj Elvis Doçit, ngjarja ka mbetur pa autor.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tërmeti shkund Tiranën, sa ishte magnituda

05:25 : 24/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

22:55 : 23/06/2025
AKTUALITET

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike

22:54 : 23/06/2025
AKTUALITET

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

22:48 : 23/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

22:34 : 23/06/2025
AKTUALITET

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

22:32 : 23/06/2025
Para

Del emri, ja kush është shqiptari i ekzekutuar në Itali gjatë grabitjes

TË GJITHA

Tërmeti shkund Tiranën, sa ishte magnituda

05:25 : 24/06/2025

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

22:55 : 23/06/2025

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike

22:54 : 23/06/2025

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

22:48 : 23/06/2025

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

22:34 : 23/06/2025

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

22:32 : 23/06/2025

Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi

22:24 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com