• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshimet/ Drejtues të lartë Policie dekonspirojnë operacionet kundër grupeve kriminale

21:31 : 05/10/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit janë të dyshuar se po dekonspirojnë operacionet e institucionit në luftën kundër krimit të organizuar, sidomos atij të lidhur me qarqe politike. Ky dyshim përforcohet më shumë falë edhe një deklarate të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhënë paraditen e sotme, me anën e të cilës iu shmang pyetjes së gazetarëve lidhur me atentatin e përgjakshëm ndodhur mbrëmjen e së Enjtes në qendër të ish-bllokut, në Tiranë.

Ministri Xhafaj deklaroi për median se “…javën e ardhshme do të shihni goditjen e disa grupeve kriminale…”. Në fakt, pikërisht kjo deklaratë është dëshmi se operacionet policore janë dekonspiruar dhe, për më tepër, personat e dyshuar janë zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit, të cilët janë hartuesit dhe vënësit në zbatim të ndërhyrjeve kundër grupeve kriminale.

Në bazë të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, ministri i Brendshëm nuk mund të jetë në dijeni të veprimeve policore. Ligjvënësi, duke iu referuar edhe legjislacioneve perëndimore, e ka ndarë rolin e Ministrit të Brendshëm nga ajo e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Ministri, duke qenë një post politik nuk duhet dhe nuk mund të jetë në dijeni të veprimtarisë policore.

Për më tepër, në situatën aktuale në Shqipëri, ku grupe të ndryshme kriminale dyshohet se janë të lidhura me maxhorancën socialiste, të cilën e përfaqëson edhe Ministri Xhafaj, fakti që ai është në dijeni të operacioneve të mundshme policore, i kompromenton rëndë ato.

Lexo edhe:

Myslim Murrizi, Arben Malajt/ Ty të bënë bandat deputet!

U takuan për sqarim me shokë me vete? Zbardhet EMRI i autorit që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Përgjegjësia nuk është thjesht dhe vetëm e ministrit të Brendshëm. Ai ka përgjegjësi ligjore dhe politike për shkak se “lajmëron” në avancë anëtarët e grupeve kriminale se ndaj tyre do të ketë veprime policore.

Përgjegjësia më e madhe, ligjore dhe penale, është e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët kanë përgjegjësinë për hartimin e planeve operacionale. Në nenin 8 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, parashikohet në mënyrë të qartë dhe pa asnjë mëdyshje: “Ministri (i Brendshëm) nuk mund të informohet për veprime hetimore apo të dhëna të përftuara prej tyre”. Pra, ligji e ndalon kategorikisht që ministri i Brendshëm të jetë në dijeni të veprimeve konkrete policore në terren, ku përfshihen këtu edhe planet operacionale për goditjen e grupeve kriminale.

Por, në kundërshtim me këtë detyrim ligjor, Ministri i Brendshëm rezulton që është në dijeni të faktit që Policia e Shtetit do të ndërmarrë operacione në terren. Për më tepër, ministri Xhafaj, jo vetëm që është në dijeni, por edhe i bën publike këto të dhëna në daljet e tij publike, siç ishte edhe rasti më i fundit, kur deklaroi se “javën e ardhshme do të shihni disa goditje”.

Ligji “Për Policinë e Shtetit” i jap disa të drejta Ministrit, të cilat lidhen me përcaktimin e drejtimeve strategjike të policisë, ato që lidhen me performancën në përgjithësi të trupës policore, si edhe mbikqyr zbatimin e buxhetit. Por, nga ana tjetër, ligj parashikon që “Ministri nuk ndërhyn në pavarësinë operacionale të shërbimit të policisë dhe nuk përfshihet në drejtimin operacional të saj”.

Por, pavarësisht përcaktimeve ligjore, rezulton se as Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe as zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit, përfshirë drejtorin Ardi Veliu, nuk respektojnë detyrimet e tyre. Për më tepër, ky “bashkëpunim” i ngushtë Ministri-Drejtori Policie për shkëmbimin e informacioneve konkrete për veprime operacionale, është një mundësi e lartë për dështimin e ndërhyrjeve policore, sidomos kur grupet kriminale janë të lidhura me maxhorancën socialiste të ministrit Xhafaj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Myslim Murrizi, Arben Malajt/ Ty të bënë bandat deputet!

20:27 : 14/08/2025
AKTUALITET

U takuan për sqarim me shokë me vete? Zbardhet EMRI i autorit që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

20:10 : 14/08/2025
SPORT

Egnatia me mision kualifikimin, formacionet zyrtare ndaj Olimpija Ljubljanës

20:07 : 14/08/2025
BOTA

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

19:57 : 14/08/2025
SPORT

Erik Lamela prish kontratën me ekipin e Strakoshës, tërhiqet nga futbolli

19:55 : 14/08/2025
SPORT

Dinamo-Hajduk Split/ Daja me zgjedhje të detyruara në mbrojtje, formacionet zyrtare

19:42 : 14/08/2025
Para
Il 38enne rumeno arrestato per violenza sessuale su minorenne reiterata e aggravata dall'aver approfittato delle condizioni di inferiorità psico-fisica della vittima a Ragusa, 28 settembre 2017. 
ANSA/POLIZIA EDITORIAL USE ONLY

Përdhunoi dy vajza italiane, 8 vite burg shqiptarit (EMRI)

TË GJITHA

Myslim Murrizi, Arben Malajt/ Ty të bënë bandat deputet!

20:27 : 14/08/2025

U takuan për sqarim me shokë me vete? Zbardhet EMRI i autorit që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

20:10 : 14/08/2025

Egnatia me mision kualifikimin, formacionet zyrtare ndaj Olimpija Ljubljanës

20:07 : 14/08/2025

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

19:57 : 14/08/2025

Erik Lamela prish kontratën me ekipin e Strakoshës, tërhiqet nga futbolli

19:55 : 14/08/2025

Dinamo-Hajduk Split/ Daja me zgjedhje të detyruara në mbrojtje, formacionet zyrtare

19:42 : 14/08/2025

Familja mbetet në “qiell të hapur”, shkrumbohet banesa në Lushnjë

19:39 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com