• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Shteti i Edi Ramës të rreh, të q* edhe të vret po nuk e mbylle gojën

21:55 : 02/10/2018
në OP-ED

Nga MARK MARKU –

Përmes ekraneve televizive, shqiptarët e tromaksur kanë ndjekur drejtpërdrejt vdekjen faktike të shtetit shqiptar. Një shtet në hjekë, prej vitesh i mbërthyer në fyt nga krimi i organizuar, sonte është shembur para syve të shqiptarëve, pikërisht në momentin kur Xhisela, vajza nga Nikla e Krujës, ka tërhequr me zë të dridhur gjithë çfarë kishte deklaruar më parë në denoncimet e bëra në organet e drejtësisë për dhunën e ushtruar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ka bërë mirë e shkreta vajzë, që e ka tërhequr denoncimin e saj dhe shpresoj me këtë ka shpëtuar jetën e vet dhe të familjarëve. Publiku shqiptar, me siguri, pas kësaj ndihet i irrituar, i fyer, i kërcënuar, por sa para bën kjo para jetës së një vajze të pambrojtur. E kërcënuar nga i dashuri, e braktisur nga shteti, nga shoqëria, ajo ka bërë zgjidhjen më njerëzore të mundshme: të jetojë.

Publiku, që ka pritur një zgjidhje filmike të ngjashme me filmin italian “Gruaja më e bukur”, kur personazhi i dhunuar Francesca Cimaroza nga mafiozi Vito Juvara, pavarësisht presionit të familjes, strukturave policore të lidhura me mafien, opinionit të vendit ku jeton, i cili, nën presionin e medias, e etiketon vajzën Cimaroza Spia, e bën denoncimin e vet në Polici dhe e çon dhunuesin në burg. Publiku shqiptar duhet ta ketë kuptuar më në fund se heroinat dhe heroizmat bëhen në filma dhe krejt ndryshe ndodh në jetën reale. Për vete e doja Xhiselën të gjallë, jo heroinë, kështu që gjithë mirëkuptimin për zgjedhjen e Xhiselës.

Lexo edhe:

Kërkoi lirë, GJKKO lë në burg Ilir Metën

6 vite zaptim trotuari/ IMT toleron kullën gjigante të oligarkut Ram Geci

Por, duke jetuar Xhisela, vdiq shteti. Sepse Xhisela nuk është viktimë e dhunuesit, por e vetë shtetit, i cili në këtë dramë është shfaqur me tërë natyrën e tij mafioze. Strukturat e tij nuk e morën kurrë në mbrojtje Xhiselën dhe nuk ia pranuan denoncimet nga komisariati në komisariat. Sepse i akuzuari prej saj ishte djali i deputetit socialist, Rraja. Nënkomisari i Policisë, Nuhu, që e denoncoi rastin u kërcënua gjithashtu dhe pasi iu drejtua të gjitha strukturave shtetërore, përfshi ministrin, Kryeministrin dhe Presidentin, denoncoi rastin dhe u arratis nga Shqipëria për të shpëtuar jetën.

Kryeministri i shtetit të vdekur, në vend që të mblidhte strukturat përgjegjëse dhe t’u kërkonte llogari, e sulmoi nënkomisarin, duke e quajtur horr, gjë që me siguri i ka trimëruar dhunuesit e Xhiselës, e cila sonte në mbrëmje përsëriti fjalë për fjalë versionin e hedhur pak ditë më parë nga deputeti socialist, sikur kishte pasur vetëm një sherr të vogël “për arsye xhelozie”. Kuptohet si ka funksionuar mekanizmi i presionit mafioz derisa fjalët e shqiptuara nga deputeti socialist u shqiptuan fjalë për fjalë nga buzët që dridheshin të Xhiselës. Madje, buzët e saj përsëritën po fjalë për fjalë edhe thirrjen e grave socialiste se çështja “po politizohej”.

Është, pra, deputeti socialist Rraja, strukturat e Policisë, Kryeministri, shkurt gjithë shteti që mban peng Xhiselën. Duke përgënjeshtruar veten, Xhisela e mbajtur peng, ka firmosur vdekjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Përtej zemërimit, mllefit, përbuzjes, dhimbjes, Xhisela robinjë na tregoi të gjithëve se sot shoqëria shqiptare është një shoqëri e mbajtur peng. Se secili shqiptar është peng i shtetit të tij mafioz. Se ky shtet edhe të rrjep, edhe të rreh, edhe të q…, edhe të vret po nuk e mbylle gojën. Shteti e ka hequr edhe leskrën e fundit të asaj çka duhet të përfaqësojë për qytetarët e vet. Shteti është shfaqur haptazi si mafia.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi lirë, GJKKO lë në burg Ilir Metën

12:19 : 17/07/2025
AKTUALITET

6 vite zaptim trotuari/ IMT toleron kullën gjigante të oligarkut Ram Geci

12:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

12:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian

12:06 : 17/07/2025
AKTUALITET

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 20-vjeçari në Peqin

12:02 : 17/07/2025
RAJONI

EMRAT/ Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, në pranga edhe dy shqiptarë

11:50 : 17/07/2025
Para

Kontrabanda e pijeve alkoolike të kontaminuara vret 42 persona në Iran

TË GJITHA

Kërkoi lirë, GJKKO lë në burg Ilir Metën

12:19 : 17/07/2025

6 vite zaptim trotuari/ IMT toleron kullën gjigante të oligarkut Ram Geci

12:16 : 17/07/2025

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

12:16 : 17/07/2025

270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian

12:06 : 17/07/2025

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 20-vjeçari në Peqin

12:02 : 17/07/2025

EMRAT/ Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, në pranga edhe dy shqiptarë

11:50 : 17/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 48-të të konstituohet

11:44 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com