
Gjatë këtij muaji do keni ndikim shumë të madh tek të tjerët, por nuk do bëni aq sa duhet për veten tuaj. Herë pas here do ju mungojë edhe siguria. Të dashuruarit në përgjithësi do kalojnë momente të bukura dhe pasionante, megjithatë yjet këshillojnë të bëhen më shume biseda serioze. Beqaret do kenë mundemi te shumta për ta ndryshuar statusin, mjafton qe te mos qëndrojnë ne një kënd te shtëpisë e duke pritur t’iu bjere diçka nga qielli. Shëndeti nuk do jete i keq nëse nuk e teproni me ushqimin dhe me lodhjen. Beni vetëm kujdes kur ecni sepse mund t’iu ndodhe ndonjë incident. Buxheti do jete shume me delikat nga me pare prandaj shpenzoni vetëm me llogari. Ne pune do irritoheni nga disa kolege dhe gjerat nuk do ju ecin ashtu si keni dashur. Rrugëtimi drejt finales do jete goxha i vështirë.

Muaj disi misterioz dhe i mbushur me dite plot ankth. Nëse deri me tani gjërat nuk janë kane ecur mire ju te dashuruarve, ka rrezik qe edhe gjysma e këtij muaji te jete problematike. Nuk do flisni hapur me partnerin dhe duke mbajtur sekrete do qëndroni akoma me larg njeri-tjetrit. Beqaret këtë periudhe do e ndiejnë me shume se asnjëherë vetminë. Pavarësisht se do bëjnë përpjekje për ta ndryshuar atë, nuk do ja dalin dot. Gjendja shëndetësore për fatin e mire do jete e kënaqshme. Do luftoni fort për te mos u tunduar nga ushqimet e dëmshme dhe do praktikoni shpesh ndonjë lloj sporti. Nëse me menaxhimin e financave nuk tregoni takt, situata do përkeqësohet pas javës se pare. Ne pune mos ja tregoni askujt idetë qe keni ne koke, por vetëm vendosini ne zbatim.

Gjatë këtij muaji gjerat do ju ecin përgjithësisht mire dhe nuk do hasni probleme serioze. Mundohuni vetëm te jeni sa me te logjikshëm dhe me këmbë ne toke. Jeta ne çift mund te ndërlikohet vetëm javën e trete kur persona te trete do iu joshin dhe do flirtojnë me ju. Mos iu lini shteg qe ata te përfitojnë t’iu afrohen. Për beqaret do jete muaji ideal për te dale neper takime. Po nuk përfituar do vazhdojnë te mbeten gjate vetëm. Shëndeti do jete goxha dinamik, kjo edhe për shkak te përkujdeset shume te madh qe ju vete do tregoni. Ushqimi i zgjedhur do jete pika juaj e forte për te qëndruar ne forme. Gjendja financiare do jete përgjithësisht shume e mire dhe nuk do gjendeni ne vështirësi. Ne pune pika kulmore kur do keni arritjet me te mëdha do jete nga data 1 deri me 13. Ne datën 12 mund te merrni edhe një propozim interesant.

Ky muaj do jete i kënaqshëm dhe pa probleme te mëdha. Shumicën e kohës qielli do jete i hapur dhe dielli do shkëlqejë. Çështjet e dashurisë nuk kane për te pasur shume probleme. Komunikimi do jete mbi gjithçka dhe do buzëqeshni kurdoherë. Ju beqaret do keni goxha takime qe javën e pare dhe jeta do ju ndryshoje me shpejt nga sa e kishit menduar. Nuk do keni asnjëherë asnjë mëdyshje për hapat qe duhet te hidhni. Shëndeti, përveç lodhjes fizike nga puna, nuk ka për te pasur probleme te tjera. Here pas here çlodhuni për te karikuar disi bateritë. Ne planin financiar nuk do keni asnjë lloj vështirësie sepse kohet e fundit keni ditur ta organizoni me se miri buxhetin tuaj. Ne pune duhet t’i dëgjoni shefat dhe te bëni ato qe ata do ju thonë. Po vepruar sipas mendjes tuaj do gaboni dhe do kritikoheni.

Objektivi juaj për këtë muaj është që te dini te menaxhoni jetën personale dhe profesionale ne mënyrën me te mire te mundshme duke mos lënë asnjërën pas dore. Jeta ne çift përgjithësisht do jete e kënaqshme edhe pse ndonjëherë mund te keni ankesa për partnerin. Mos kërkoni qe ai te qëndrojë çdo moment me ju sepse nuk do e ketë te mundur. Beqaret nuk do kenë aspak një jete monotone, përkundrazi do dalin dhe do realizojnë njohje shume te bukura. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla sidomos nëse nuk ushqeheni mire. Sektori financiar do filloje te stabilizohet pas datës 8, por duhet te gjeni një mënyrë me te mire menaxhimi. Jeta profesionale do jete goxha e privilegjuar. Do jeni mjaft luftarake dhe gjithashtu te matur. Do e dini mire se kur duhet te veproni. Familjaret do i keni përherë motivim.

Ne pjesën me te madhe te muajit do ndiqni një ritëm shume te mire jete dhe gjerat do ju ecin ashtu si keni dashur. Mund te lidhni edhe disa kontakte te reja qe do ju ndihmojnë ne çdo gjë. Te dashuruarit do jene me te hapur me personin ne krah dhe kjo gjë do mbaje larg debatet apo konfliktet sidomos për gjera te kota. Kujdes duhet te bëjnë vetëm javën e fundit kur dikush nga jashtë do nxite dyshimet për njeri-tjetrin. Beqaret nuk duhet te refuzojnë te dalin ne disa takime sepse kane për te humbur mundësinë e njohjeve qe kane ëndërruar. Shëndeti nuk do jete i përkryer. Here pas here mund te ndieni edhe dhimbje shpine apo koke. Financat do jene pika juaj e dobët dhe nuk do dini te kurseni. Ne punë do jeni oratorë dhe te matur. Duke ecur me plane dhe duke pasur aftësinë bindëse çdo gjë do ju ece për mrekulli.

Ky muaj nuk do jete i keq, përveç sektorit profesional qe do hase sfida me te vështira. Mundohuni te jeni gjithmonë optimiste dhe te mendoni se çdo gjë do rregullohet. Marrëdhënia me partnerit do jete e bazuar tek respekti, mirëkuptimi dhe toleranca. Here pas here do bëni edhe surpriza qe do e bëjnë tjetrin te ndihet si mbi re. Beqaret do marrin ftesa nga dikush shume i kërkuar nga te tjerët. Mire është te përfitojnë sepse jo te gjithë kane fatin e tyre. Ne planin financiar nuk do keni probleme serioze, madje edhe nëse keni qene pak sëmurë do ndiheni me mire. Buxheti nuk do jete as i shkëlqyer as i keq. Beni pak me shume kursime qe situata te përmirësohet dalëngadalë. Ne pune duhet te qëndroni përherë vigjilente dhe te kujdesshëm. Nga ana tjetër respektoni hierarkinë dhe pranojini gabimet.

Muaji disi i paqëndrueshëm pritet te vije sidomos për çështjet e zemrës. Mundohuni te harroni problemet e se shkuarës sepse ato nuk do ju lejojnë te jetoni te qete. Nëse keni një lidhje duhet te pranoni ftesat qe do ju beje partneri për te shkuar dikur sepse vetëm ashtu do keni mundësi te flisni me shume me te dhe te sqaroheni. Besim te plote tek disa miq mos keni sepse do ju drejtojnë ne rrugën e gabuar. Beqaret do kenë rivalitet goxha te forte dhe duhet te bëjnë shume përpjekje për ta bere për vete atë qe pëlqejnë. Shëndeti mund te kenë probleme te vogla. Mund te vuani nga pagjumësia dhe shpesh do ndiheni te lodhur e pa fuqi. Me financat duhet me shume maturi se kurrë ma pare. Mendoni me shume për ditët ne vijim. Ne pune fundi i muajit do jete me i privilegjuari nga te gjithë e sidomos data 26 kur është mire te merren edhe vendime.

Morali juaj do jete shume i rene këtë muaj dhe shpesh do ju duket sikur asgjë për ju nuk do ece si duhet. Mos e lëshoni veten sepse te gjithë kalojnë momente te vështira. Partnerin mos e lini pas dore sido qe t”iu vijnë punët sepse po e larguat nga vetja nuk do e rigjeni dot me. Beqaret nuk e kenë prioritet gjetjen e dashurisë edhe pse nuk do mungojnë here pas here takimet e këndshme. Personat misterioze me mire t’i mbajnë sa me larg. Shëndeti ne shume momente do haset me probleme. Here do keni dhimbje koke, here mesi e ndonjëherë do ndiheni pa fuqi. Sektori i financave nuk do jete shume i keq kështu qe mund te përfitoni për te bere disa shpenzime. Ne pune do keni vështirësi javën e pare, por me pas duke punuar fort e me përkushtim çdo gjë do ju ece me se miri.

Pritet një muaj paksa i vështirë dhe jo shume i qete. Ne shume momente do ndiheni te ngarkuar shpirtërisht dhe nuk do doni te bëni asgjë. as ne çift gjendja nuk do jete e qëndrueshme. tensioni, debatet dhe zënkat e forta do jete pjese e te përditshmes. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah nuk do falni dhe nuk do hapni rruge aspak. here pas here mund te bini edhe ne dëshpërim te thelle. Beqareve do ju ndryshoje shpesh humori dhe nuk do kenë dëshire te krijojnë një lidhje serioze. Shëndeti nuk do jete shume i keq, por as ne gjendjen me te mire te mundshme. Ne punë duhet te jeni paksa dinake sepse disa kolege do mundohen t’iu shfrytëzojnë duke prekur pikat tuaja te dobëta. Financat do varen plotësisht nga mënyra juaj e menaxhimit. Po gabuat duhet te përgatiteni për pasoja te renda.

Gjatë këtij muaji duhet të jeni gjithë kohës ne veprim nëse doni te arrini atje ku dëshironi. Vështirësi do dalin, por nuk duhet te dorëzoheni asnjëherë. Te dashuruarit duhet t’i shtojnë diskutimet e sinqerta ne çift. Nëse kane për te folur për tema delikate le ta bëjnë brenda datës 15. Për beqaret do mbarojnë aventurat kalimtare dhe këtë muaj do fillojnë lidhjet serioze. Shëndeti për fat te keq nuk do jete shume i qëndrueshëm. Dhimbja e kokës do jete e shpeshte dhe disa dite mund te kapeni nga virozët. Sektori financiar mund te hase disa vështirësi javën e pare, por gjithçka do mund te zgjidhet pas datës 9. Ne pune nuk do ju mungoje as vullneti e as dëshira, por do e keni paksa te vështirë te çani ne një mjedis me intriga dhe persona servile. Sido qe te vijnë punët mos u dorëzoni.

Ky do jete një muaj goxha me i mire dhe plot dinamizëm. Do e dini përherë si te veproni dhe do i keni prioritet gjerat me te rëndësishme te jetës. Çiftet dy javët e para do i kenë te qeta dhe pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme, por pas datës 15 do fryje një fllad romantizmi dhe emocionet do shtohen. Beqaret nuk do kenë nevoje te largohen shume për ta gjetur dashurinë sepse ajo do jete brenda rrethit te tyre shoqëror. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do jeni me energjike, me ne forme dhe nuk do ndieni asnjë shqetësim. Sektori i financave mund te pësojë disa luhatje te vogla. Ne pune do e keni te lehte te përshtateni edhe me disa detyra te reja qe do iu jepen. Projektet e lëna pezull do i rifilloni dhe do i përfundoni me sukses.