Parma ka arritur të fitojë ndeshjen e saj përballë skuadrës së Empolit ku titullar ka startuar dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Frederik Veseli.
Në minutën e 34-t skuadra e Parmës ka kaluar në avantazh me anë të sulmuesit Joao Gervinho, i cili duket se në kundërsulmin e nisur nga skuadra e tij, nuk është mbuluar mirë nga Veseli i cili ka humbur kohë në markimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.
Ky gol rezultoi deçiziv, pasi Parma fiton 1-0 dhe merr tri pikët.