Ka nisur nën masa të rrepta sigurie, seanca për të dhënë pretencën në Krimet e Rënda. Prokurorët dhe avokatët e çështjes kanë qenë të pranishëm, por ajo që ka rënë në sy ishte mungesa e të pandehurve.
Trupa e prokurorëve përbëhet nga; Donika Prela, që është drejtuesja e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani.
Muçi dhe Osmani janë emrat e rinj të dy prokurorëve që marrin përsipër këtë çështje.
Por pas mungesës së të pandehurve, seanca është shtyrë për të martën tjetër.