Partia Demokratike prezanton sot draftin e saj për masat antimafia për çlirimin e ekonomisë, siç thuhet nga PD, “nga korrupsioni dhe oligarkia”.
Kryedemokrati Lulzim Basha, pritet të prezantojë sot edhe alternativën e PD-së për të ndalur dhënien e koncesioneve abuzive përmes ndryshimit të Ligjit “Antimafia”.
Qëllimi i alternativës demokrate është sekuestrimi i pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.
Prezantimi nis në orën 11.00 nga vetë kryetari demokrat Lulzim Basha, dhe do të ndahet në tre pjesë, abuzimi me koncesionet, lejet, tenderat, kostos e abuzimeve nga koncesionet/PPP dhe alternativa e zgjidhjes.
Pas këtyre denoncimeve, Basha do të prezantojnë alternativën e zgjidhjes së situatës.