Korçari kapet me 107 doza kokainë e miliona lekë në Vlorë

Lexo edhe:

Një 48 vjeçar përfundoi në pranga në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “Vjeshta”. Artan Agolli, 48 vjeç, lindur në fshatin Zvarisht, Korçë dhe banues në fshatin Dhërmi Vlorë, u arrestua në flagrancë në godinën ku jetonte përkohësisht, pasi u kap me 107 doza kokainë.

Policia ka sekuestruar 353.000 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë të rinj, 875  Euro, si dhe 100 dollarë, si dhe një automjet i markës “Mercedes Benz”, një peshore elektronike, dy aparate celularë.

Ndërkohë, në Sarandë ka përfunduar në pranga 42 vjeçari Marjo Kola, menaxher dhe bankier në një lokal.

“Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lokalin ku punon pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Kokainë”, sqaron policia lokale.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Lajme të lidhura

Para