• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Out of control”, Arta Marku, lajm vetëm për sherret me vartësit

17:50 : 22/09/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

E ngjizur si Kryeprokurore e Përkohshme në kaosin parlamentar, në Dhjetor 2017, pas 9 muajsh, Arta Marku ka “lindur” një kaos brenda radhëve të institucionit.

Vendimet e diskutueshme të saj në vijimësi, por sidomos përplasja më e fundit me 10 prokurorë të Krimeve të Rënda, kanë shënjuar mandatin e saj, i cili nuk ka nisur mbarë që prej votimit të saj në Parlament,

Arta Marku, një prokurore e panjohur nga Shkodra, u vendos në karrigen e drejtimit të Prokurorisë së Përgjithshme falë lidhjeve të ngushta shoqërore me socialistët Ulsi Manja e Ermonela Felaj.

Ajo u zgjodh vetëm me 69 vota të Partisë Socialiste, ndërkohë që opozita PD-LSI e kundërshtoi ashpër procedurën për caktimin e Markut në atë detyrë.

Lexo edhe:

Shërbimet e komunikimit në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

‘Droni rus hyri në territorin e Rumanisë’, Zelensky: Qëndroi 50 minuta në hapësirën e NATO-s

Me marrjen e detyrës, puna e parë që bëri Arta Marku ishte largimi nga pozicionet e tyre të njerëzve që konsideroheshin si të afërt me paraardhësin e saj, Adriatik Llalla. Fillimisht u përplas me çiftin e bashkëshortëve prokurorë Rovena Gashi e Dritan Gina.

Nëpërmjet një procedure të dyshimtë ligjore, Marku firmosi shkarkimin e tyre nga detyrat drejtuese. Këto vendime u përballën në gjykatë dhe gjyqtarët, me shumë mundësi të trembur nga Vetingu i pritshëm, zgjodhën që të mbanin krahun e Arta Markut, e cila ka mbështetjen e plotë të qeverisë së Edi Ramës.

Më pas, me procedura tërësisht anti-ligjore, Arta Marku lëvizi drejtuesin e Prokurorisë së Durrësit, Agron Gjana, të cilin “e degdisi” prokuror në Punë. Brenda një muaji, Marku u bë “pishman” dhe e komandon Gjanën prokuror të thjeshtë në Tiranë.

Në vijim të procedurave anti-ligjore, Marku shkarkon edhe drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili njëkohësisht ishte edhe prokurori i çështjes “Tahiri-Habilaj”.

Megjithëse e largoi nga pozita drejtuese Hajdarmatën, ai sërish vijoi, si prokuror i thjeshtë, që të hetonte ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kushërinjtë e tij trafikantë, Habilaj. Fakti që dosja “Tahiri” ishte ende në duart e Hajdarmatës duket se nuk ka qenë komode për Arta Markun dhe mbrojtësit e saj politikë.

Për këtë arsye, Kryeprokurorja e Përkohshme, nëpërmjet mikeshës së saj në krye të Krimeve të Rënda, Donika Prela, sajuan një “debat” për dosjen “Shullazi”. Në fakt, tashmë duket qartë se “penalizimi” i 10 prokurorëve rebelë, për të cilët Marku ka urdhëruar nisjen e procedimit disiplinor, është një skenar për të mbuluar largimin e Hajdarmatës nga dosja “Tahiri”.

Këto lëvizje të sipërcituara kanë bërë më shumë “lajm” se sa aktiviteti hetimor jo thjesht i vakët, por edhe pro-qeveritar i Arta Markut. Vetëm duke iu referuar të dhënave të bëra publike tashmë, konstatohet se dosjet hetimore në ngarkim të eksponentëve të lartë socialistë apo persona të lidhur me ata janë zbutur ndjeshëm apo janë pushuar.
Prej caktimit të Donika Prelës te Krimet e Rënda, prokurorët kanë hasur pengesa të shumta për të avancuar me hetimet për Saimir Tahirin. goditja e fundit për këtë hetim është pikërisht “transferimi” në Pogradec i prokurorit kryesor të çështjes, Hajdarmataj.

Prokuroria e Durrësit pushoi hetimet e nisura në vitin 2017 për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i dyshuar për abuzime të mëdha në ndërtimin e Velierës në qendër të qytetit.

Gjatë periudhës së Arta Markut u liruan “për sjellje të mirë” ish-deputeti aleat i Edi Ramës, Mark Frroku dhe Ermal Hoxha i grupit të “Xibrakës.

Nuk është nisur asnjë hetim për Fatmir Xhafaj e Taulant Ballën, të dyshuar se kanë favorizuar grupe kriminale. Ndërkohë, është toleruar bashkëpunimi i mundshëm i deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, me grupin e “Shullazit”

Janë stopuar hetimet e Krimeve të Rënda për Vangjush Dakon e Ardian Çelën e OSHEE-së, të cilët dyshohet se bashkëpunuan me një grup kriminal nga Shijaku për të siguruar vota për socialistët në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Nuk është nisur asnjë hetim për komisionerin e Vetingut, Lulzim Hamitaj, i dyshuar për “fallsifikim dokumentash”. Hamitaj, brenda radhëve të Komisionit të Vetingut, njihet si njeriu i Ëngjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë.

Pas këmbënguljes së opozitës, “Forca e ligjit”, së bashku me Arta Markun, deklaruan se nisën hetimin pasuror për bashkë të dënuarit me Agron Xhafën, të cilët qarkullojnë aktualisht dhjetra milionë euro në lojërat e fatit.

Lista e “tolerimeve” të Prokurorisë së Arta Markut është e gjatë dhe gjithnjë në favor të socialistëve. Të vetmet “lajme” që ka bërë Kryeprokurorja e Përkohshme në aspektin procedurial janë vetëm hetimet për paraardhësin e saj, Adriatik Llalla dhe për dy ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pjesë e partisë opozitare LSI.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shërbimet e komunikimit në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

08:55 : 14/09/2025
BOTA

‘Droni rus hyri në territorin e Rumanisë’, Zelensky: Qëndroi 50 minuta në hapësirën e NATO-s

08:41 : 14/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:34 : 14/09/2025
BOTA

Afati i fundit për TikTok në SHBA më 17 shtator, Uashingtoni e Kina diskutojnë në Spanjë

08:24 : 14/09/2025
AKTUALITET

Vlora mes premtimeve dhe plehrave, kapsulimi i mbetjeve ende në letër

08:17 : 14/09/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Temperatura deri në 29 gradë, parashikimi i motit për sot

08:01 : 14/09/2025
Para

Parkim nëntokësor të Rruga e Elbasanit, zyrtarja e PD publikon lejen e ndërtimit: Aty do ndërtohet një kullë

TË GJITHA

Shërbimet e komunikimit në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

08:55 : 14/09/2025

‘Droni rus hyri në territorin e Rumanisë’, Zelensky: Qëndroi 50 minuta në hapësirën e NATO-s

08:41 : 14/09/2025

Këmbimi valutor 14 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:34 : 14/09/2025

Afati i fundit për TikTok në SHBA më 17 shtator, Uashingtoni e Kina diskutojnë në Spanjë

08:24 : 14/09/2025

Vlora mes premtimeve dhe plehrave, kapsulimi i mbetjeve ende në letër

08:17 : 14/09/2025
Foto ilustruese

Temperatura deri në 29 gradë, parashikimi i motit për sot

08:01 : 14/09/2025

Horoskopi, 14 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com