Një i ri filmoi veten duke ngarë me shpejtësi mjetin e tij dhe duke vrarë 10 emus (strucë australianë).
Jacob Macdonald, 20 vjeç, nga Pinnaroo, një qytet i vogël në Australinë e Jugut, u identifikua pas një serie mesazhesh mes tij dhe ish-të dashurës.
Pavarësisht thirrjeve në internet që ai të përballej me dënimin maksimal për aktin, i riu mendon se ishte duke bërë një vepër të mirë.
I riu tha se shpendët shkatërronin të mbjellat e tij, teksa në anën tjetër po përballen me thatësirën.
“Ata janë vetëm të këqij, duhet të zhduken”, tha ai.
Në Australi mund të dënohesh deri në 5 vite burg për vrasje e kafshëve të egra dhe një gjobë prej 22,000 dollarë.